Haiti, mbi 12 kriminelë janë djegur në kryeqytet nga civilët. Kriminelet u kapën nga policia, turma i rrethoi e u vuri flakën

Haiti është përfshirë prej kohësh nga një krizë humanitare, sociale e politike ç’ka ka sjellë një përplasje dhe gjakderdhje brutale, ku disa kriminelë të dyshuar u rrahën për vdekje dhe u dogjën në mes të ditës në rrugët e kryeqytetit nga civilët, pasi u kapën nga policia. Me qindra persona u dyndën në vendngjarje, për të parë nga afër atë që ndodhte kur mbi 12 kriminelë po digjeshin.

Pamjet e tmerrshme të incidentit, të ngjashme me skenarë filmash, treguan burrat e gjakosur duke u detyruar të shtriheshin në asfalt nga policia me pushkë përpara se kalimtarët t’i gjuanin me gurë, të grumbullonin goma sipër tyre dhe të digjnin trupat e tyre.

Në një deklaratë të postuar në Facebook, policia kombëtare e Haitit tha se oficerët e saj kishin përgjuar një grup kontrabandistësh të dyshuar që udhëtonin me një minibus, por më pas më shumë se 12 nga ata burra për fat të keq u dogjën nga qytetarët. Kjo erdhi si pasojë e krizës sociale, politike dhe humanitare e Haitit.

Në vetëm gjashtë ditë, nga data14 dhe19 prill, gati 70 njerëz u vranë në përleshjet që përfshinin bandat në kryeqytet, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare. 

Rreth 40 nga të vdekurit u qëlluan ose u goditën me thikë ndërsa të paktën dy ishin fëmijë. Ky sulm paralajmërues erdhi një muaj pasi OKB-ja bëri thirrje për vendosjen e një force të specializuar mbështetëse ndërkombëtare në Haiti, pasi më shumë se 530 njerëz u vranë në javët e para vitit, duke shkaktuar mbylljen e shumë klinikave dhe shkollave. 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Askushi: 25/04/2023 17:43

    Ky veprin duhet te behej me kriminelat ne Shqipëri dhe per vrasesit me pages se lahen halet pastrohen domethen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur