Qindra të burgosur arratisen nga burgu i Port-au-Prince në Haiti! Përshkallëzohet dhuna në kryeqytet

Qindra të burgosur arratisen nga burgu i Port-au-Prince në Haiti! Përshkallëzohet dhuna në kryeqytet

Haiti

Qindra të burgosur janë arratisur nga burgu kombëtar i Haitit në kryeqytetin Port-au-Prince, pasi luftimet shpërthyen të shtunën, sipas një burimi të zbatimit të ligjit.

Në një postim në X, një nga Sindikatat e Policisë së Haitit bëri thirrje që të gjithë oficerët në kryeqytet të kenë akses në makina dhe armë për të ndihmuar policinë në betejën për të mbajtur kontrollin e burgut dhe paralajmëroi se nëse sulmuesit do të ishin të suksesshëm "ne kemi mbaruar dhe se askush nuk do të kursehet në kryeqytet sepse do të jenë 3000 banditë më shumë tashmë në veprim”, thuhet në deklaratë.

Burime të shumta sigurie në Port-au-Prince i thanë CNN se rritja më e fundit e dhunës, e cila filloi të enjten dhe ka shënjestruar stacionet e policisë, aeroportin ndërkombëtar dhe burgun kombëtar, është e paprecedentë në vitet e fundit.

Të premten, udhëheqësi i bandës së Haitit, Jimmy Cherizier, i njohur gjithashtu si Barbecue, tha se do të vazhdojë përpjekjet e tij për të provuar të rrëzojë kryeministrin Ariel Henry.

“Ne i kërkojmë Policisë Kombëtare të Haitit dhe ushtrisë që të marrin përgjegjësinë dhe të arrestojnë Ariel Henry. Edhe një herë, popullsia nuk është armiku ynë; grupet e armatosura nuk janë armiku juaj. Ju arrestoni Ariel Henry-n për çlirimin e vendit”, tha Cherizier, duke shtuar: “Me këto armë ne do të çlirojmë vendin dhe këto armë do të ndryshojnë vendin”.

Cherizier është një ish-oficer policie që kryeson një aleancë bandash. Ai është përballur me sanksione si nga Kombet e Bashkuara ashtu edhe nga Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara.

Zhgënjimi publik, i cili ishte krijuar kundër Henry-t për paaftësinë e tij për të frenuar trazirat, arriti piken kulmore pasi ai nuk dha dorëheqjen muajin e shkuar, duke përmendur dhunën në përshkallëzim. Sipas një marrëveshjeje të mëparshme, ai ishte zotuar të mbante zgjedhje të reja dhe të transferonte pushtetin deri më 7 shkurt. Udhëheqësit e Karaibeve thanë të mërkurën se kryeministri i Haitit Ariel Henry kishte rënë dakord të mbante zgjedhje të përgjithshme jo më vonë se data 31 gusht 2025.

Luftimet e fundit, të cilat shpërthyen të enjten, erdhën ndërsa Henry po vizitonte Kenian për të finalizuar detajet me presidentin kenian William Ruto për vendosjen e pritshme të një misioni mbështetës shumëkombësh të sigurisë në Haiti.

Duke folur për CNN, një zyrtar i zbatimit të ligjit nga Haiti tha se bandat kishin sulmuar stacione të shumta policie në të gjithë qytetin që nga e enjtja, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke djegur disa nga stacionet.

Të shtënat me armë zjarri pranë aeroportit të enjten detyruan linjat ajrore të pezullojnë fluturimet.

Ambasada e SHBA-së në Haiti lëshoi një alarm sigurie të premten, duke paralajmëruar për të shtëna me armë dhe ndërprerje të trafikut pranë terminaleve vendase dhe ndërkombëtare, si dhe zonave përreth, duke përfshirë një hotel dhe Drejtorinë Qendrore të Policisë Gjyqësore.

Haiti është përfshirë nga një valë trazirash dhe dhune nga bandat vitet e fundit.

Bandat ndërluftuese kontrollojnë pjesën më të madhe të Port-au-Prince, duke ndërprerë linjat jetike të furnizimit për pjesën tjetër të vendit. Anëtarët e bandave kanë terrorizuar gjithashtu popullsinë metropolitane, duke detyruar mbi 300,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre mes valëve të vrasjeve, rrëmbimeve, zjarrvënieve pa dallim dhe përdhunimeve.

Rreth 1,100 njerëz u vranë, u plagosën ose u rrëmbyen vetëm në janar, në atë që Kombet e Bashkuara e cilësuan si muajin më të dhunshëm në dy vjet./ Marrë nga CNN

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)