Rikthehet “Njollat e murrme” e
Minush Jeros në Teatrin e Metropolit

Rikthehet “Njollat e murrme” e<br />Minush Jeros në Teatrin e Metropolit
Një version i dramës "Njollat e Murrme" të shkruar nga Minush Jero në vitin 1969 do të ngjitet nga një trupë aktorësh të rinj në Teatrin e Metropolit në Tiranë, këtë të mërkurë.

Drejtoresha e Institucionit Jonida Beqo rrëfen për Report TV motivet e sjelljes dhe të përjetimit skenik të dramës së censuruar për mesazhet e saj në vitet në kohën e diktaturës komuniste.

“Duke marrë shtysë nga ajo që ndodhi kulturalisht si rezultat i ndalimit të veprës dhe pasojën që pati si në jetën e autorit dhe të regjisorit por edhe të shumë artistëve të tjerë të brezit,të eksplorojmë pikërisht atë dramë që ka ndodhur në shoqërinë shqiptare në atë kohë dhe të shikojmë edhe të hulumtojmë me publikun e sotëm se çfarë gjurmësh ka lënë dhe çfarë mbresash ka lënë deri më sot ajo lloj traume”, Jonida Beqo.
  
Minush Jero, autori i dramës “Njollat e Murrme” u dënua me burgosje dhe familja e tij u internua në vitet ‘70. Ende drama e tij përmban mesazhe që i përgjigjen aktualitetit shqiptar.

“Njollat e Murrme” do të ngjitet në skenë nga Sonila Kapidani, Klodjana Keco, Shkelzen Berisha, Armela Demaj, Roerd Toce e Arben Bruci.

Aktorja e re Klodjana Keco ka gjetur një pikë të fortë mbështetjeje për të sjell në mënyrë origjinale dy role; atë të mësuese Florës dhe rolin e Hetueses.

“Mësuesja ime më vinte fotografinë te tabela e nderit të asaj kohe, ndërsa mësuesja tjetër e paraleles për hir të doktrinave partiake e hiqte dhe ishte jashtëzakonisht shumë agressive. Ndoshta hija e asaj mësueseje më ka ngelur paksa në memorie”, Klodjana Peço.
 
Ndërsa regjisorja Sonila Kapidani tregon se cilat janë dimensionet aktuale të veprës.

“Është zgjedhur forma e forma teatrit. Është kënaqësia ime si krijuese që teatri më të gjithë format e tij të ketë mundësinë të komunikojë me publikun. Ftesa për një bashkëbisedim, ftesa për artikulim  të problemeve të përbashkëta, të historive të përbashkëta që gjenden edhe në historitë e të tjerëve besoj na bën të kuptojmë çfarë problemesh kemi kaluar dhe se çfarë mund të parandalojmë”, shprehet Sonila Kapidani.

“Njollat e Murrme” pas kësaj premiere do të ketë edhe në një komunikim më të zgjeruar me një publik të zgjedhur, kryesisht të rinj në Festivalin e Artit të Ndaluar.

Ky festival do të mbahet më 15 dhjetor në BunkArt1. Në këtë mbrëmje do të të trajtohet gjerësisht figura dhe vepra e Minush Jeros.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë