Pas një periudhe të gjatë shkëputjeje nga skena dhe muzika rikthehet më ëmbël se kurrë këngëtarja e njohur Ledina Çelo.

Ajo ka publikuar klipin e saj më të ri të titulluar “Më ndez” në bashkëpunim me Dren Abazin.

Ai shfaqet së bashku me Çelon duke interpretuar me kitarë, në klipin e realizuar nga Max Production.

Balada “Më ndez” e sjell këngëtaren me një pamje mjaft të kuruar si dhe me tone mjaft të buta, e cila i përshtatet edhe stinës së dimrit.

Prej disa kohësh këngëtarja i është përkushtuar jetës private dhe djalit të saj duke jetuar në Gjermani dhe lënë mënjanë muzikën, megjithatë bukuroshja Çelo duket se i është rikthyer asaj.

(xh.k/shqiptarja.com)