Me siguri ju kujtohet modelja e njohur shqiptare dhe super provokuese Kristin Prengaj. Ajo bënte bujë me çdo dalje publike të sajën, por bukurshja edhe pse ishte në kulmin e karrierës së saj zgjodhi të hiqte dorë të të dashurit xheloz. Tashmë modelja është shndërruar nga një modele super provokuese në një familjare të rregullt, madje për pak muaj edhe në një nënë të re.
Këtë rradhë Kristin është rikthyer sërish në Shqipëri. Por jo për fansat e as për karrierën. Modelja ka ardhur të takojë familjarët e saj dhe një prej tyre është gazetari, Ervin Kurti. Lajmin e mirë e bëri me dije vetë gazetari.
(Ervin Kurti me Kristin Prengaj)
“Ajo më në fund u kthye, por këtë herë veç për mua. Kushurira ime e bukur”, ka shkruajtur Ervini në mbishkrimin e fotos me modelen, duke e etiketuar atë.
Në këtë foto vihet re se modelja ka ndryshuar shumë, duke nisur që nga tualeti i cili është mjaft i thjeshtë. Madje Kristin tashmë edhe flokët i ka në ngjyrë kafe, më parë ishte bionde.