Pas dy viteve rrugëtim nëpër restorante të ndryshme në të gjithë Shqipërinë, Zonja Tefta rikthehet me recetat e saj.
 
Duke filluar nga data 3 korrik, çdo ditë nga e hëna në të premten në orën 9 e 10 minuta, Tefta Pajenga do të gatuajë bashkë me amvisat në Report Tv.
 
Zonja Tefta na zbulon detaje interesante të eksperiencës së saj prej dy vitesh nëpër restorante, e cila çdo ditë ndau me ne emocione dhe shije të reja me shefat e kuzhinës.

“Lënia e studios kishte një qëllim të caktuar që të njiheshin të gjithë me restorantet që kemi ne, në Tiranë, por nga Veriu deri në Jug. Kuzhinierë, specialistë që ishin të afirmuar, të cilët dhanë metodat e tyre, teknikat në mënyrën e të gatuarit”.

Tashmë, në studion e re të gatimit në emisionin “Rreze Dielli” Zonja Tefta bashkohet me Eneida Xhelilin për të gatuar recetat e saj në kohë reale.
 
Deri tani isha në një gudië dhe vëzhgoja kuzhinierët e tjerë, ndërsa tani jam vetëm në studio. Në këtë rrugëtim unë kam marrë edhe mendimet e tyre. Kemi përgatitur receta, të lehta të shëndetshme, me lëngje frutash, ujë sa më shumë për të rekomanduar që ta ndiejnë veten sa më të lehtë dhe ta kalojnë verën sa më shëndetshëm” shprehet Zonja Tefta.  

Gatimi është art më vete, ku ndërthuret shija, estetika dhe shëndeti. Ndaj, çdo amvisë nëpërmjet ekranit të Report Tv do mund të gatuajë bashkë më zonjën Tefta recetat më të përzgjedhura.


dy.b/shqiptarja.com