Rikthehet poeti Ilirjan Zhupa
me librin “Të gjallë e të vdekur”  

Rikthehet poeti Ilirjan Zhupa<br />me librin “Të gjallë e të vdekur”  
Libri “Të gjallë e të vdekur”, rikthen autorin Ilirjan Zhupa në botën e letrave. Këtë vëllim poetik thotë se e ka pasur si synim të botohej kur ishte në moshë të re, në vitin 1992. Por duket se libri ka mbetur në rrugën e dilemave, edhe kur ra komunizmi me censurat e tij. Autori tregon se nuk është botuar as në vitin 1993...!

Shkaqet me sa duket kanë qenë letrare. “Më saktë libri “Të gjallë dhe të vdekur” u paralajmërua me këtë titull përmes botimit të një cikli të gjerë poezish në gazetën “Drita” të 14 qershorit 1992. Tashmë, pas gati çerek shekulli, libri është dhe s’është po ai. Si autori, por edhe si lexuesi.”, thotë autori. Ilirjan Zhupa, poet i njohur, kishte vite që nuk dëgjohej të botonte vëllime poetike, por në vitet ’90 ai ishte një nga poetët më në zë të kohës.

Tashmë me vëllimin poetik “Të gjallë e të vdekur”, poeti Zhupa shfaqet sërish duke bashkuar frymëzimin e zanafillës me të sotmim. “Qysh në moshën e hershme, kur botova poezitë e para, bëhen dyzet vjet. Kohë në të cilën e kam jetuar gjer në thelb edhe fjalën, edhe heshtjen, duke paguar e shpërblyer me tepri edhe për njërën, edhe për tjetrën. Me shpresën se poezia është pa moshë, një gjendjen e përhershme dhe e brendshme; pa kalendar dhe me një “agjendë” të saktë e të qartë”, thotë Autori.

Megjithatë Zhupa ka botuar disa vëllime poetike ndëmjet kohës së qëndrimit të këtij vëllimi në heshtje. “Të gjallë e të vdekur”, bashkë me sivëllezërit e tij të lindur gjatë këtij çerek shekulli, ka ndenjur në sepete, duke bërë provën e rezistencës përballë rrjedhës së kohës”, rrëfen Zhupa. Po cili është shkaku i kësaj heshtjeje të gjatë. Autori është përpjekur të rezistojë përballë dashurisë dhe urrejtjes, luftës dhe paqes, fjalës dhe heshtjes, dritës dhe errësirës, mirësisë dhe ligësisë, besës dhe pabesisë, mëshirës dhe hakmarrjes, jetës dhe vdekjes; këto e të tjera produkte autoktone, që i ka ndier thekshëm mbi dhe nën lëkurë, të cilat në këtë vend ku jetojmë harlisen si në shtëpinë e vet. Libri përbëhet nga ciklet: “Nën lëkurë”, “Mbi lëkurë” dhe poema “Qielli im”.

Midis lëkurës dhe qiellit është futur cikli “Ura”, një dorë poezish të botuara në vitet 1975-1990, që janë marrë nga librat “Diell mbi kasketë”, “Poezi” - nderuar me Çmimin e Republikës, “Mos më pyet ku kam qenë” dhe “Pema e ëndrrës” -botim i “Rilindjes” së Prishtinës, nderuar me çmimin “Libri më i mirë i vitit”. Zhupa e quan librin si një “urë mes të gjallëve dhe të vdekurve të mi të këtij çerek shekulli (1991-2015)”.
 

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘E dinë mirë qytetarët atë që ka vilën me 13 banjo në Gjirin e Lalëzit’, gazetari Lita: SPAK, shpresë për qytetarët

‘E dinë mirë qytetarët atë që ka vilën me 13 banjo në Gjirin e Lalëzit’, gazetari Lita: SPAK, shpresë për qytetarët