Rikthehet serie A, Empoli i Ismajlit sfidon Juventusin! Milanit nuk i lejohen hapa fals, Dortmundi komandon në Bundesligë

Rikthehet serie A, Empoli i Ismajlit sfidon Juventusin! Milanit nuk i lejohen hapa fals, Dortmundi komandon në Bundesligë

Seanca stërvitore e Juventusit përpara sfidës me Empolin

Kampionatet elitare rikthehen në aksion këtë fundjavë pas sfidave të Ligës së Kombeve. Në Serinë A zbresin në fushë sot Juventusi e Milani. Bardhezinjtë që bashkëkryesojnë me Interin përballen në transfertë me Empolin e Ismajlit dhe duan rikthimin e menjëhershëm tek fitorja. Trajneri Thiago Motta pritet të hedhë në fushë yjet e afruar në merkaton e verës Douglas Luiz e Koopmeiners. Sfida nis në 18:00.

Milani në tre ndeshjet e para nuk ka fituar. Megjithatë kjo nuk e pengon trajnerin Fonseca që të konfirmojë se objektiv mbetet titulli kampion. Në mbrëmje Milani pret Venezian në “San Siro” ku nuk i fallen më hapat fals. Theo Hernandez e Leao pritet të jenë titullarë ndërsa Interi do të luajë të dielën në mbrëmje ndaj Monzës.

Në La Liga Real Madrid nuk ka fituar asnjërën prej dy transfertave të para ndaj Mallorca e Las Palmas. Sonte ka një rival më të fortë përballë siç është Real Sociedad por objektivi i Los Blancos është vetëm fitorja ndryshe Barcelona do të shkëputej që tani. Katalanasit janë të impenjuar të dielën në derbin ndaj Gironas.

Dortmundi fitoi 4-2 me poker ndaj Heidenheim ndeshjen e parë të javës së tretë në Bundesligë dhe kryeson përkohësisht me 7 pikë. Sulmuesi Karim Adeyemi shkëlqeu duke shënuar dy gola e nga një herë e tundën rrjetën Malen e Xhan. Ndërkaq Bayern Mynih sot është i impenjuar në transfertë ndaj Holstein Kiel me synimin për të fituar ndeshjen e tretë radhazi.

Pergatiti: Andi Kapxhiu 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se 'Tempulli' ka pasur sukses në kapjen e shpërndarësve të drogave



×

Lajmi i fundit

Një hap larg suksesit të parë në Serie A, Como dhe Bologna barazojnë 2-2! Sot në fushë Juventusi dhe Milani

Një hap larg suksesit të parë në Serie A, Como dhe Bologna barazojnë 2-2! Sot në fushë Juventusi dhe Milani