Rikthim i basteve? Rama nesër dëgjesë publike në 10:00! Opozita në bllok kundër: Çfarë ndryshoi?

Rikthim i basteve? Rama nesër dëgjesë publike në 10:00! Opozita në bllok kundër: Çfarë ndryshoi?

Deputetet Dhurata Çupi, Jorida Tabaku dhe kryeministri Edi Rama

TIRANË- Qeveria po mendon rikthimin e basteve online, katër vite pasi u mbyllen me ligj. Report Tv mëson se të mërkurën kryeministri Edi Rama do të organizojë një dëgjesë publike për bastet sportive në orën 10:00. Prezent do të jetë Presidenti i Komiteti Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, i cili ka qenë pro rihapjes madje ka qenë ndër të parët që ka hedhur për konsultim këtë ide, si edhe përfaqësues edhe Federata Olimpike, Ministria e Financave, Ministria e Arsimit dhe Këshilli i Lartë i sportit.

Nisur nga ky zhvillim, opozita është “çuar” në bllok duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po synon rikthimin e basteve sportive. Sipas tyre, ky është tregues se kjo qeveri nuk po mendon për qytetarët po për interesat e tyre.Reagimi i parë ka ardhur nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila nuk i ka kursyer notat e ironisë.

"Njeriu që citonte Kuranin për të këqiat e basteve ka lajmëruar diskutimin për rihapjen e tyre. Jam kurioze te di si do ia justifikoje të tijve ndryshimin e mendjes?! Po shqiptarëve që në tetor 2018 u tha se gjithë pronarët e basteve qenë kriminelë?! Cka ndryshuar nga dje”, shkruan Tabaku.

Pas saj, një reagim erdhi edhe nga deputetja Dhurata Çupi. Ajo thotë se u kuptua që kryeministri Edi Rama kishte si synim rikthimin e basteve që ‘pas publicitetit të qeverisë për suksesin e kampiones Luiza Gega’.

“Dy ditë më parë paralajmërova se pas publicitetit të qeverisë për suksesin e kampiones Luiza Gega po fshihej projekti për rikthimin e basteve sportive. Nesër kryeministri zhvillon takimin e parë publik për këtë çështje pa u bërë akoma 4 vjet nga ndalimi me ligj i basteve sportive. Koha po tregon se kryeministri i vendit nuk ka në axhendë interesin publik. Edi Rama vepron si pjesë e lojës së madhe multimiliardere të basteve sportive, jo si kryeministër. Së shpejti do të shohim shkërrmoqjen finale të premtimit të tij madhor për mbylljen me ligj të basteve sportive, përfshirë edhe ato dixhitale”, shkruan Çupi.

Bastet sportive u mbyllën në vitin 2018 teksa muajt e fundit ka pasur kërkesa për t’i rihapur ato. Së fundmi ka qenë edhe Federatat sportive ku hartuan një peticion ku thuhej se nuk kërkojnë rikthim të kazinove elektronike apo sallave të bingos. Ata propozojnë që të operojnë në treg vetëm operatorë ekonomikë të certifikuar, si edhe të vendoset një moshë limit për personat që do lejohen. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sabo: 31/08/2022 15:50

    Mo nfund pritja ime ska nevoj te zgjatet. Erdhen bastet

    Përgjigju
  • Papi: 31/08/2022 15:49

    Mir kan bo qe i kan kthy ja qr se na ka marr malli

    Përgjigju
  • Arbëror Fisqiri: 31/08/2022 08:47

    Arbëror tu shkaperdhefte fisi

    Përgjigju
  • Arbëror Buzpidhi: 31/08/2022 07:20

    O Arbëror koktuli e trupeshku. Po si nuk u poqe tere keto kohe…. Prap bythlepires i Salehut ngele e nuk bone iher hajer. Shko njehere andej nga LSI se mbase fito me shume. Ptu fis-gojeqir

    Përgjigju
    • @@@@@: 31/08/2022 08:19

      Arberori është sufllaqexhi i Ripjelljes. Është patronazhist. Vetëm kështu shpjegohet pse kush shan Ramën çensurohet ndërsa Arberor nuk çensurohet. Mendoni se populli është dele dhe nuk e keni gabim

  • Morto: 30/08/2022 21:47

    e paska vra me te vertete Ervis Martinin, se sa qe gjalle ai sua mbajti

    Përgjigju
  • Arbërori: 30/08/2022 19:01

    Edvin shkjau shqipfolës e ka shterruar arkën e shtetit, ” më shumë ka para Ronaldo se sa shteti shqiptarë” qfar mjerimi

    Përgjigju
    • Arbëror-Buzpidhi: 31/08/2022 07:16

      Eh mor Arbëror kokrra debilit. Po si nuk ndryshove pak. Prap koktul e trupeshk ngele. Te ka bere Sala gjysem robi. Shko njehere andej nga LSI se mbase te rrasin me thelle e mer me shum pare

  • ardian: 30/08/2022 18:44

    Edo ca ka ndyshu.ja fute kot kur i hoqe apo po ja fut kot tani qe po i ve...degjes publike hahahahaha thoni ca te doni bej ca dua....edo ky quhet pelivanllik po thuaj dhe ki e ke hallin

    Përgjigju
    • Partia: 30/08/2022 19:06

      Thjeshtë vranë kundërshtarin kryesor e tani kanë treg të lirë. Asnjë ndryshim nga Saliu.

  • Zana: 30/08/2022 18:14

    Te kishit bere gjera sa ishit ne qeveri ju te pdse. Tani mos u merrni me keto pune

    Përgjigju
  • Gazi: 30/08/2022 18:14

    Nje fjale te thoj rama normal do futet opozita dhe do jap mendime te kota

    Përgjigju
  • Dani: 30/08/2022 17:59

    O Zoti Kryeminister po dole me shpate te madhe per lojrat e fatit te dhimbsej populli se loznin kumar i fute ne burg tani do ti hapesh apo te tha Tom Doshi e Gaze Demi prandaj

    Përgjigju
    • Olsi: 30/08/2022 23:23

      Edhe i vellai vet , kryesori ;)

  • Ariu: 30/08/2022 17:56

    Edhe kur flitet për bastet sufllaxhintë e ramës llapin ma fund me komente. Vemje

    Përgjigju
  • bashkim: 30/08/2022 17:40

    kur ishit n qeveri kta tpd kishin hall se si te organizonin korrupsionett nga bastet,,,po rama s esht si u mor ai dii te vendos caqet e sigurin e duhur

    Përgjigju
  • Eri: 30/08/2022 17:37

    Rama gjithmone merr vendime te drejta

    Përgjigju
  • xherri: 30/08/2022 17:32

    filluan kta te pd amon duke fol pa lidhie

    Përgjigju
  • Leo: 30/08/2022 17:24

    Shum mir do bej ti hapi. Cdo vendim i mar nga rama ka pasur efekte te mira te njerzit

    Përgjigju
    • Lui: 31/08/2022 08:21

      Ti do ta kesh motrën bjonde

  • klodi: 30/08/2022 17:10

    po aman cmerreni me kta te pd kot

    Përgjigju
  • alban: 30/08/2022 17:10

    jam i sigurt qe do vendoset me e mira per kte teme

    Përgjigju
  • Niku: 30/08/2022 16:51

    Nese menaxhohet mire, nuk ka asgje te keqe, por Shqiperia ka treguar se nuk di ta menaxhoje mire dicka te tille. Duhen edhe ca vite qe te vije Shqiperia ne ato nivele.

    Përgjigju
  • Dihet ajo pune: 30/08/2022 16:46

    Ne fillim te muajit denoncohet i zhdukur nga familja Ervis Martinaj, njeriu i cili ka zoteruar te gjitha bastet/pikat e llotove ne Shqiperi para se te mbylleshin me urdher qeverie. Ne fund te muajit ku thuhet se ai eshte rrembyer dhe ekzekutuar qeveria qe i mbylli po del ne degjese publike per hapjen serisht te basteve. Paska qene kocke e forte ky Martinaj qe iu desh qeverise te priste nga 2013 e deri tani. Nuk kemi krim sebashku me politikane. Kemi politikane-krimenela qe bejne biznes.

    Përgjigju
    • Loti: 30/08/2022 17:34

      kundeshtaret e tij e kan perdorur hapjen e basteve qe te shtonin ne rradhet e tyre grupe/biznesmen te tjere qe kan interesa ne ate fushe, ky nuk linte kend te merrej me ate pune.Nje harte e re "biznesmenesh" te basteve po thurret ku grupet qe fituan marrin tregun e basteve te Tiranes-Duka, Durresit/Lezha-Dokle, Vlores-Doqe/Cipurri.

  • Baste live: 30/08/2022 16:43

    Hmmmm....Kur u mbyllen ne fillim , Rama doli me me zell dhe i bindur se po mbyllnin nje gangrene qe po shkaterronte familjen dhe qe kontrollohej nga njerez kriminel qe shkaktuan ngjarjen ne bllok. Sot qe ky person u zhduk sot per neser , llotot po rihapen duke e nxjerr nga skena kete aktpr. Rastesi??!!

    Përgjigju
  • Arnold: 30/08/2022 16:35

    Cdo gje qe behet esht e mirllogaritur kshuqe mos e diskutoni

    Përgjigju
  • Soni: 30/08/2022 16:34

    Duhet edhe naj gar me qen se na ka marr malli

    Përgjigju
  • Dorjana: 30/08/2022 16:34

    Hapja e ketyre eshte ne mbeshtetje te sporteve

    Përgjigju
  • Dora: 30/08/2022 16:32

    Hapja e basteve mund te jet dicka e mir ne qofte se do jet e kontrolluar rregullisht

    Përgjigju
    • Doraci: 30/08/2022 16:53

      Po po, fiks, shume bukur e ke thene? Fuga kete mendim ndan?

  • Melina: 30/08/2022 16:29

    Ju te PD merruni me ndonje pune te hajrit jo veq me budalliqet tuaja te perhershme.

    Përgjigju
  • Adi: 30/08/2022 16:28

    Kta te PD veq llafe e budalliqe kan

    Përgjigju
  • Beti: 30/08/2022 16:22

    Dyshoj qe kryeministri ti rikthej bastet se vendimi i tij ka qen dhume i qarte

    Përgjigju
  • Arbi: 30/08/2022 16:22

    Ti hapin po te duan po ne bregdet qe mos te lejn njerzit lesht ne qytet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka