Rikthim në fëmijëri, Nora Malaj: Jeta është një lojë e madhe dhe secili nga ne nuk e ka vrarë fëmijën e tij’

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ në rubrikën ‘’ Nostalgji’’ u kthyem pas në kohë, në lojërat e fëmijërisë për të cilat kanë mall të gjithë.  E ftuar në studio pedagogia Nora Malaj, tregoi për kujtimet e saj të fëmijërisë dhe lojërat e preferuara.

‘’ Luanim lojëra luftash, ku secili nga ne mundohej të merrte skuadrën e tij apo topa djegësi apo luanim lojë cinglash. Cinglat ishte aty në bar, por loja që na pëlqente më shumë ishte loja e botëve, dhe bënim nga një botë, nga një shtet dhe kush kapte botën e tij dhe loja me peta që e luanin vajzat shumë dhe që kishin shumë dëshirë për ta bërë këtë gjë.  Pastaj ka qenë edhe loja me litar, aty unë gjithmonë tundja litarin, asnjëherë nuk hidhesha. Gjëja e bukur ishte që ne kishim hapsira të gjelbwrta, kishte parqe, ajo kohë kishte disa elementë shumë pozitiv, që lidhej me socializimin’’ u shpreh ajo për fëmijërinë e saj.

Ajo kujton edhe momentet kur është qortuar nga prindërit, për shkak të lojërave:

‘’ Më kujtohet njëherë kur ime më, më kishte blerë një kukull dhe i kishim ftuar të gjithë shoqërinë tonë sepse unë e ime motër e kishim gati-gati të njëjtë shoqërinë, dhe djali I një shoqes së mamit, që babai tij ishte mjek duke qenë se të dy bashkë me time më jepnin mësim, ime më pediatri, ai  kirurgji, më thotë mua Nora ti bëjmë një operacion kësaj kukullës dhe neve vendosëm atë ditë atq që shikonim dhe dëgjonim tek prindërit, morëm ca gërshërë, morëm gjërat, filluam që t’I prisnim me rradhë dhe bëmë me rradhë kukullën copë copë. Tani puna ishte cdo t’I thoja mamit, dhe veprën e krimit u munduam ta fshihnim diku  në një vend, sigurisht kur erdhi mami u bë një gjyq I madh dhe unë kërkova falje dhe përherë të parë dhe të fundit që jam ndëshkuar ‘’ thotë ajo.

 ‘’Jeta është një lojë e madhe dhe të gjithë mundohemi nga pak të luajmë në aktet tona dhe domosdoshmërisht duhet të jemi pjesë e lojës sidomos me fëmijët, pasi secili nga ne nuk e ka vrarë fëmijën e tij. Duhet të japim maksimumin që të gjithë të jenë mirë dhe të jenë bashkë me të vegjëlit’’ kështu e shpreh ajo lidhjen që ka secili me fëmijërinë e tij, ndërsa shton edhe disa këshilla, si nënë dhe gjyshe.

‘’Ajo që unë ia këshilloj sidomos edukatorëve të kopshtit dhe këtë e kam specifikisht për ta, është që shpesh herë edukatorët e kopshtit duke dashur që të bëjnë rolin e procesit mësimor harrojnë që personalitet e fëmijëve janë të ndryshme, dhe fëmijët nuk vihen në disiplinë por vihen në rregull. Disiplina dhe rregulli janë dy marrëdhenie të ndryshme, që do të thotë që fëmija ka personalitet dhe nuk duhet ta ndrydhim dhe nuk mund ta bësh ushtarë  si ato matrioshkat që dalin nga njëra-tjetra por duhet të jenë personalitete që vlerësohen në të gjithë dimensionin e tyre, në gjtihë vlerën e tyre. Duhet t’I thuash me dashuri për gjërat e bukura por nuk duhet t’I bësh gjërat jashtë realitetit’’ u shpreh ajo.

Ndërsa u rikthyem pas në kohë duke inskenuar dhe disa nga lojërat që luanin fëmijët dikur para zhvillimeve teknologjike, duke rikthyer edhe njëherë disa copëza fëmijërie.

D.M./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja