Rikthim në nostalgji/ Muzika shqiptare në vitet ’80-’90, gazetarja Ami Bekteshi tregon këngët më të dashura të shqiptarëve ndër vite

Edhe pse kanë kaluar shumë vite, ende këngë të viteve ‘80-‘90 në Shqipëri por dhe në botë mbeten hite të padiskutueshme që të gjithë i rikthehen kohë pas kohe. Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli”  ishin të ftuar gazetarja Ami Bekteshi dhe gazetari Gazmend Agaj të cilët rikujtuan me nostalgji këngët e viteve ‘80-‘90 shqiptare dhe të huaja, mënyrën sesi të rinjtë duhej të dëgjonin muzikë fshehurazi dhe këngët e tyre të preferuara.

Ami Bekteshi tregoi më tepër për grupet dhe muzikën e cila ndikoi në jetën e saj si adoleshente dhe më tej, këngë të stilit avangard kyesisht të huaja të cilat me vështirësi të madhe mund të dëgjoheshin në një vend të vogël si Shqipëria:

“Fugees dhe Auryn Hill  kanë qenë totalisht të paprekshëm, kanë qenë nga ata artistë që duhet të pronotoheshin nga EMTV me muaj apo vitë të tëra përpara që ata të ishin disponibël për të dhënë koncerte, dhe në atë kohë nuk kishte as instagram, youtube nuk përdorej.Ne kemi pas dëgjuar muzikë me Napster, ka qenë një program ku ti mblidhje të gjithë këngët, Sigurisht kaseta, cd dhe më vonë mp3 dolën dhe disketat, ku ruaja tekstet e këngëve” tha ajo.

Për gazetarin Gazmend Agaj këngët shqiptare mbeten më të preferuarat ndërsa kujton se si dëgjonin muzikë fshehurazi në radio:

''Para ’90 pak dëgjonim sepse nuk kishim mundësi, më tepër në radio sepse ishte koha e kasetave dhe në këto vite dëgjohej vetëm radion. Radio Iliria dhe dëgjoje programet që transmetonte ku kalonte ndonjë kanal tek radio jugosllave. fshehurazi qoftë në televizor qoftë dhe në radio pa të dëgjuar njeri sepse mund të spiunonin kështu që ishte shumë frikë, por me atë ëndjen pastaj ndryshimi sistemit erdhi duke pasur parasysh që njerëzit ishin të gjithë të etur për muzikën e huaj, botërore.

Ndërsa gazetarja Ami Bekteshi rikujton kohën kur punonte në radio të ndryshme, në një periudhë kur radio ishte ende ‘ trend’ dhe dëgjohej me ëndje nga shqiptarët, ku sipas saj preferencat e tyre muzikore kanë mbetur tek muzika e e lehtë dhe popullore shqiptare:

"Në secilën etapë të jetës sime, karrierës sime radiofonike kam parë që dëgjuesit kanë ecur me hapin e kohës, kanë kërkuar këngët që kanë qenë ‘in’ të momentit por ajo që nuk harronin kurrë ka qenë muzika jonë, muzika e lehtë  ose popullore dhe ajo që nuk harrojnë kurrë ka qenë muzika nostalgjike e viteve ’60, ’70, ’80 dhe deri tek popi dhe hip-popi I viteve ’90. që kanë qenë gjithmonë të dashura për shqiptarët, në cdo lloj momenti” u shpreh ajo.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)