22 vjet më parë, në nji ditë pothuajse padiell shkurti, Shqipëria do të përjetonte nji nga datat e saj ma historike, ku shpresa dhe frika, ku fitorja dhe disfata, ku entuziazmi dhe terrori, ku liria dhe diktatura, ku rinia dhe gërxhot do të përplaseshin për jetë a vdekje në atë sfidën, që për dreq ende sot mbetet e pranishme në jetën tonë!
20 shkurti 1991, mbetet nji datë së cilës duhet t’i kthehemi vazhdimisht, për të pa jo vetëm rrugën e përshkruar, po edhe gjithë stacionet e mapasme që erdhën prej kësaj dite...Ky rrëfim i sotëm ka lidhje vetëm me refleksionet e mia mbi at ditë... Si e pashë dhe si e përjetova kët ngjarje që mbetet në kujtesën historike të çdo shqiptari... në të mirë dhe në të keq!!!
...Mëngjesi i asaj së mërkurë, e kishte mbërthyer krejt kryeqytetin në nji ethe të përgjithshme! Greva e urisë së studentëve kishte mbrritë nji pikë kulmore... Frikej raprezalja ndaj tyre... pra kërkohej mbështetja e krejt popullit të Tiranës, për t’i dhënë kurajo atyre djemve dhe vajzave që të mos e humbnin besimin, po njiherësh për t’i dëshmuar rudimenteve të diktaturës se nuk bëhej shaka me frymën e lirisë! At mëngjes, në shtëpinë tonë, si krejt atyre ditëve erdhën herët mjaft prej artistëve të Teatrit Kombëtar si I.Bezhani, V.Toçe, M.Bozgo, N.Radi, M.Kutali, N.Alibali, B.Ndrenika...
Mbasi e vumë Lazrin, si patriark në mes, ashtu bashkë grup u nisëm drejt Qytetit Studenti, që ato ditë shkurti qe bërë Meka e pelegrinazhit kryeqytetas! Asnjiherë Tirana s’kish qenë aq e bashkuar dhe aq solidare kundër Tiranit!! Rrugët ishin përplot me njerëz dhe mbërritja në sheshin e madh, na e dëshmoi qartë se shpirti i revoltës ishte diçka që shihej, që ndjehej, që prekej... Ishte nji zemërim dhe gëzim i përzier bashkë, që i futur ndër shpirtra, i shfaqej çdo fytyre në nji trajtë specifike... Fryma e lirisë ishte e gjitha ndër fytyra!!! Ndjeja diçka mahnitëse kur i kundroja fytyrat e atyre grave dhe burrave që po përpëliteshin ta vrisnin frikën e nji gjysëm shekulli nga sytë e tyre...
Grupi i Teatrit Kombtar ishte nga ma të plotët në at shesh! Dukej sikur sapo kishin dalë nga dramat dhe tragjeditë e Shekspirit dhe kishin zbritë aty në shesh, për të qenë pjesë e asaj drame të madhe që po luhej, (mos o zot dhe asaj tragjedie të mundshme, që mund të shfaqte tirania!), në nji nga amfiteatret ma të pazakonta shqiptare: Qytetin Studenti...
Kur në sheshin e madh të Protestave, s’e hidhje dot as “kokrrën e mollës” në nji nga ballkonet e Godinave, sindikata e uzinës “Traktori” foli me megafon përpara turmës së ekzaltuar! Megafoni për më shumë se nji orë kaloi dorë më dorë derisa erdhi edhe aty mes grupit ku ishim ne: unë, Lazri dhe pothuaj krejt trupa e Teatrit Kombëtar! Rajmonda Bulku, kishte gjithë sharmin rinisë së vonë dhe krejt roleve që kish luajtur... po aty nga afër e duke folur me të, e ndjeje edhe ma të madh at pushtetin që zotëronte bukuria dhe emri i saj...
Kishte kaluar mesdita dhe fjalimet po e humbnin paksa at shpirtin entuziast... Megafoni i zbritur nji çast te buzët e Bulkut, bëri tjetërsimin i beftë të krejt asaj dite! Ajo me timbrin e saj, foli në emër të nënave, grave dhe motrave...se vazhdimi i nji proteste para Televizionit dhe Presidencës në emër të atyre që përfaqsonin jetën, mund ta sensibilizonte Byronë e Krimit!... Edhe pse fjalët e saj qenë të pakta nxitën entuziazëm dhe përkrahje.
Turma shpejt u nda më dysh dhe lumi i grave mori formë dhe nisi teposhtën drejt televizionit...N’at çast ekzaltimi të turmës së grave, ndërsa Bulku po i printe turmës, m’u duk si nji Zhan d’Ark shqiptare...!
Vazhdimi është si nji ëndërr! Ndërsa turma e grave do të ballafaqohej shpejt me breshëritë e krismave, pjesa tjetër e turmës kryesisht rinia dhe burrat në bllok morën rrugën drejt qendrës... Lumi njerëzor antidiktaturë po derdhej drejt Sheshit të Madh!! Ndërkohë që krejt zona e TV, KQPPSH dhe Ministrive nxinte prej uniformave ushtarake, policore, skafandrave breshërive automatike dhe makinave spërkatëse... Po kurajo e grave nisi të shkurajonte këdo që shfaqej para tyre.
Ura e Lanës në Rrugën e Elbasanit qe bllokuar nga skafandrat... Duke mbajtur fort Lazrin 75 vjeçar kaluam nëpër tubin metalik...!! Në qendër ishte pothuaj e pamundur të hyje... duhej të vërtiteshe rrotull, po ne çamë aty ku skafandrat u dorëzuan para turmës së rrebeluar...Ai 20 shkurt, ishte nji ditë e çuditshme!
Ajri i asj dite gri kishte nji jehonë të pabesueshme... mjaftonte nji krismë, nj breshëri automatiku, nji brohorimë, mjaftonte nji zë i lartë dhe dukej sikur krejt qyteti jehonte... S’e di, po dukej sikur edhe natyra po i vinte në ndihmë turmës në at ngjarje të madhe...Edhe pse im atë këmbëngulte të qëndronte me ne... i thamë se ai e kishte kryer misionin e vet, tashti duhej të pushonte.
Me Nandin dhe grupin e shokëve të tij të Teatrit, lamë Lazrin në shtëpi... dhe me ngut u drejtuam te Sheshi qendror! Aty krismat dhe breshëritë, qentë dhe policia e kishin humbë çdo pushtet ndaj gjëmimit të gjokseve të atyre burrave dhe grave që kishin zbarkuar të gatshëm për të vdekur... Ishte pothuaj e pamundur ta çaje turmën, pasi dallget e sulmit dhe të zbrapsjes ishin të frikshme...
Drejt statujës së zymtë të Diktatorit vërvitesh mijra pllaka trotuaresh dhe zhurma e nji helikopteri që u duk sikur do të zbrazte flakën e fundit në mbrojtje të së Keqes, u largua me bisht ndër shalë, duke e bërë turmën të papërmbajtshme...
Nga shkallët e bankës ku ishim ndaluar pamë kavon që së pari dështoi, po më vonë mbas disa përpëlitjesh statuja gjigante u lëkund dhe bashkë me pesëdhjetë vitet e krimit shtetëror u plandos për tokë...
Nuk ishte brohorimë... ishte nji ulërimë gëzimi e papërsëritshme, si ai që i ka ikur vdekjes! Ishte diçka që nëse s’ke qenë vetë aty në shesh, s’ke për ta ndjerë kurrë se ç’është ajo ndjenjë dhe ajo klithmë që dukej sikur i shqyente mushkëritë! Ishte nji përlotje gëzimi dhe frike, nji përlotje për gjithë krimet dhe qëndresat, për gjitha vuajtjet dhe shpresat...
për gjithë brezat e humbur dhe ata që s’donin të humbnin! Ishte nji fitore që at çast s’kishte përmasë, dhe s’ka artist që mund ta përjetësojë atë çka ndeju çdonjeri prej nesh, kur shkoi dhe preku bronxin e nji miti të rrëzuar për jetë të jetëve... Ishte bronx i nji kufome që e kishte shëndrruar krejt nji popull në skllav të ideollogjisë më perverse në histori! Isha aty dhe ndjehesha në ëndërr!
Më dukej sikur ai mit që po zvarrisej si trofe e popullit të Tiranës te dyert e grevës së studentëve, do t’i jepte fund njiherë e përgjithmonë jo së Keqes së nji pakice, po së Keqes së krejt nji populli! Dhe të besoje në nji çast të tilla... mbetet gjëja më e bukur e botës...!
Sot, sërish është 20 shkurt!
Edhe vetëm duke e kujtuar at ditë jetojmë dhe përjetojmë diçka magjike...Çdo 20 shkurt, bëj me mendjen time krejt itinerarin e asaj dite të papërsëritshme, me të gjitha hollësitë, personazhet, detajet dhe frymën që ajo la ndër ne..
Rijetoj nji magji që pakkujt i jepet, e cila sipas meje, duhet të jetë e përafërt si të rijetosh nji dashuri! Sigurisht, sot brenda nesh jeton nji deluzion i madh, nji deluzion i vrazhdë dhe rrënues: deluzioni se pas ngjarjeve të mëdha, përfitojnë krijesat më të vogla... për të mos thënë... më të ultat!!!
/Shqiptarja.com