Rikthimi i COVID-it, Koraqi në Report Tv: Nuk diskutohet për izolim të vendit, mund të jenë efikase mbylljet e lokaleve

Andi Koraqi, shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë dhe pjesëtar i Komitetit Teknik, i cili ka qenë i prekur nga COVIDI dhe tashmë është shëruar, i ftuar në emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" në Report Tv tha se se nuk diskutohet mbyllja totale e vendit siç ndodhi prej më shumë se 3 muajsh, por diskutohen vetëm mbylljet e vogla.

"Mund të jenë efikase mbylljet lokale që kanë filluar në Europë, siç mund të mbyllet një zonë ose qytet. Mbyllje totale nuk do të ketë, ajo u bë për t'i dhënë kohë sistemit të shëndetësisë", thotë Koraqi.

Ai tha se prej më shumë se një muaji po vazhdohet me testet serologjike, ku janë kryer 8 mijë.

"4 mijë individë personel mjekësor janë testuar pasi duhej grupi më në risk, ku në total janë kryer 8 mijë teste, përkatësisht rreth 200 veta në ditë. 6.3% e personelit mjekësor është prekur nga koronavirusi. Testet realtime janë më të shtrenjta, kurse ato serologjike janë më të lira", tha Koraqi.

Në lidhje me virulencën e COVID-19, e cila sipas disa studimeve ulej me rritjen e temperaturës, ai tha se nuk ishte asgjë e provuar, ishte thjesht një hamendësi e të gjithëve.

"COVID ka pësuar 40 mutacione pikësore që janë të parëndësishme, mutacioni i quajtur D614G  që u shfaqen në fund të marsit konsiston në ndryshimin e spikulave sipërfaqësore të virusit që shërbejë për futjen e tij. Virusi ka ndryshuar dhe është rritur trasmetueshmëria, pasi është bërë më i aftë për tu transmetuar. Jemi në një situatë të tillë që jemi duke e njohur virusin s'jemi të aftë që ta sulmojnë, jemi në pozicion mbrojtës, ai është në sulm. Janë 63 vaksina që mendohet se gjysma do të jenë gati në dhjetor, nuk kemi asnjë medikament që ta zhdukë ose ta vrasi në mënyrë indirekte", thotë Koraqi.

Në lidhje me gjendjen tek infektivi ai thotë se numri i të prekurve është rritur, ku ka 93 të sëmurë dhe 120 është kapaciteti maksimal.

"Skenarët ekzistojnë, varet nga indikatorët e ndryshëm si për shembull numri i të sëmurëve në ditë, pozitiviteti në total. Hapja në të gjithë botën ka sjellë rritjen e të infektuarve. Ai do të jetë i pranishëm gjatë gjithë kohës, por ne si do të reagojmë a do të ketë një medikament? Deri tani janë 5 koronaviruse bashkë me SARS-COVID-in. Është një virus i ri i panjohur me sasi materiali gjenetik më të madh, deri tani vetëm një sasi e vogël genesh njihen", thotë Koraqi.

Ai thekson se u krijua ideja se koronavirusi e uli efektin e vet e të gjithë dolën nga karantina me një farë neglizhence, duke mos përdorur maskën dhe distancimin social.

"Kalova nga blloku dhe pashë që pubet ishin plot, asnjë masë mbrojtëse për parandalimin e Covid-it.Duhet të mbahen maskat, dezinfektantët dhe të respektohet distancimi", tha ai.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ju hengert korona: 07/07/2020 09:13

    Kaq popull injorant jemi u hap edhe sherbimi urban i shikoje njerezit dhe deri tek femijet ne autobuza pa maska dhe doreza mbrojtese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen