Këtë mesjavë janë rikthyer reshjet e dëborës në të gjithë vendin. Veç problemeve në Veri, reshjet e borës kanë krijuar probleme edhe në Shqipërinë e Mesme, në ultësirën perëndimore dhe në Jug.
Në veri shumë fshatra vijojnë të jenë të izoluara, kryesisht në Mirditë, Dibër e Malsi të Madhe, ndërsa në zonën e jugut problem mbetet qarkullimi si në rrugët rurale ashtu edhe në ato nacioanale.
Fier
Ka qenë viti 1986 kur në Fier ka rënë për herë të fundit dëborë. Ndërkohë mbrëmjen e së mërkurrës ky qytet është zbardhur nga flokët e dëborës. Teksa për shumicën e qyteteve ne vend dëborë është një shqetësim, ndryshe është për fierakët të cilët kanë zgjedhur të argëtohen. Sakaq dëbora ka shkaktuar mjaft problem në qarkullimin rrugor.
Durrës
Edhe qyteti bregdetar i Durrësit është përfshirë sërish nga reshjet e borës.I gjithë qyteti u zbardh në orët e para të mëngjesit, por nuk u raportua për problem në qarkullim apo incidente. Edhe rrugët e fshatrave të qytetit bregdetar kanë qenë të kalueshme pa probleme.
Fushë-Krujë
Në Fushë-Krujë bora e parë pas shumë vitesh ka shkaktuar probleme dhe vështirësi në lëvizjen e qytetarëve. Debora ka filluar te bjerë rreth orës 21:00 të së merkurës dhe trashësia e saj ka arritur vende vende nga 5-7 cm.
Shkodër
Qe prej pasdites së të mërkure, në Shkodër nisen reshje të dendura të dëborës, të cilët vazhduan përgjatë gjithë natës. Në qytet dhe zonat përreth nuk raportohet për probleme, por pjesa e Malësisë së Madhe ka probleme qarkullimi në disa akse.
Elbasan
Akset që mund të kalohen vetëm me zinxhirë në Qarkun e Elbasanit janë segmenti Librazhd – Steblevë. Edhe në rrugët nacionale Tiranë-Elbasan dhe Elbasan Qaf –Thanë në disa pjesëkalohen vetëm duke përdorur zinxhirët.
Berat
Në Berat problematik është aksi Berat–Gllavë – Antena. Në këtë segment rekomandohet lëvizja me zinxhirë.
Vlorë
Në qarkun e Vlorës probleme ka qafa e Llogarasë, por nga ndërhyrjet e borë pastureseve ky aks është i qarkullueshëm. Sipas Drejtorisë së Rrugëve në Segmentin Palasë – Sarandë duhen përdorur zinxhirët. Ndërkaq probleme kishte edhe Aksi Vlorë-Fier.
Gjirokastër
Në qarkun e Gjirokastrës prej dy ditësh ka probleme në akset nacionale. Aksi Qafë Dushku – Sevaster është i kalueshëm me zinxhirë. Akset Gjirokastër – Kakavijë dhe Tepelenë – Gjirokastër qarkullohen pa zinxhirë, por me kujdes ne segmente të caktuara, për shkak të ngricave.
Korçë
Në qarkun e Korçës me zinxhirë rekomandohet qarkullimi në akset: Ersekë – Gërmenj, Korçë – Voskopojë, K/Boboshticë – Dardhë. Ndërsa akset e tjera qarkullohen pa zinxhirë.
Kukës
Ne Kukës situata eshte drejt permiresimit. Ndonëse ne orët e mbrëmjes kanë rinisur reshjet e dëborës, pjesa më e madhe e rrugëve janë të qarkullueshme.
Dibër
Ne Dibër Aksi rrugor Peshkopi-Lurë vazhdon të jetë i bllokuar. Ne aksin rrugor kombëtar, Qafë Bualli-Peshkopi, qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë. Policia po mban në monitorim këtë aks rrugor. Të qarkullueshme me zinxhirë janë akset rrugore Peshkopi-Kala e Dodës, Ura e Çerenecit-Steblevë dhe Peshkopi-Kala e Dodës ndërsa e bllokuar është rruga Burrel-Selishtë.
Kurbin
Reshjet e dëbores të një natë më parë kanë zbardhur edhe Kurbinin, duke krijuar dhe vështiresi lëvizje në disa akse rrugore. Problematika më e madhe gjatë orëve të mëngjesit ka qenë në supestraden Milot -Fushë Kruje, pasi trashesia e dëbora arriti në disa cm duke krijuar dhe ngrica.
Tropojë
Në Tropojë është ende duke rënë borë. Trashësia e borës në aksin Bajram Curri – Valbonë, arrin deri në 1 metër. Shumë akse në këtë qark rekomandohen të kalohen me zinxhirë.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO