Rikthimi i Spitalit Ushtarak, Mjekët
peticion Ramës: Rishikoni vendimin 

Rikthimi i Spitalit Ushtarak, Mjekët<br />peticion Ramës: Rishikoni vendimin 
Urdhri i brendshëm i 27 gushtit i dalë nga kryeministria për kalimin e spitalit të traumës sërish në spital ushtarak ka hasur në kundërshtim nga mjekët e këtij institucioni.

Përmes një peticioni të firmosur nga 67 mjekë të spitalit të Traumës, mjekët e spitalit të Traumë kërkojnë një rishikim të vendimit të kryeministrit për të mos e rikthyer spitalin në varësi të ministrisë së mbrojtjes.

Më datë 27 gusht sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë ka urdhëruar ngritjen e grupit të punes për vlerësimin e gjendjes, përcaktimin e masave dhe përgatitjen e ndryshimeve ligjore për kalimin e e spialit të Traumës dhe Shërbimin e Emergjencave Civile në vartësi të Ministrisë së Mbrojtjes. 

Nga ana e tyre mjekët shprehen se gjatë 20 viteve që ky institucion shëndetësor ishte në vartësi të Ministrisë së Mbrojtjes eksperienca nuk ka qenë aspak pozitive.

Që nga viti 1993 deri në dhjetor 2012 pacientët e traumatizuar janë trajtuar pranë Spitalit Ushtarak, pra për 20 vite në vartësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Gjatë kësaj kohe, pasi u provuan dhe riprovuan të gjitha mënyrat e mundshme të menaxhimit u pa që një gjë e tillë ishte e pamundur dhe për këtë arsye u mor vendimi për kalimin në vartësi të Ministrisë së Shëndetësisë. Prej 25 vitesh është një nga spitalet më të rëndësishme të Shqipërisë. Ka shërbyer si qendër traume në situatat më kritike të vendit. Është i vetmi spital i këtij lloji në Shqipëri. Kemi pasur vazhdimisht mungesa në barna dhe materiale mjekësore. Ka pasur vazhdimisht ndërprerje të aktivitetit të sallave të operacionit për shkak të mungesave materiale. Ka pasur raste që për 6¬7 muaj nuk janë kryer operacione. Ushtria nuk kishte dhe nuk mund të ketë kapacitete njerëzore për menaxhimin e Qendrës Kombëtare të Traumës.”

Po ashtu në letrën e tyre mjekët kanë renditur edhe pasojat negative që mund të vijnë nga kalimi sërish në varësi të mionistrisë së mbrojtjes.

Tabela
1. Dëmtimi i dinamikës për rritjen e buxhetit për spitalin. 
2. Pamundësi për rialokim fondesh. 
3. Prishja e projektit për formimin e Departamentit të Traumës. 
4. Prishja e menjëhershme e projektit të bashkimit të shërbimit Ortopedi¬Traumatologji në një të vetëm në Spitalin e Traumës. 
5. Rrezikun deri në ndërprerje të kredisë së shtetit italian prej 5 milion euro për Spitalin e Traumës.
 6. Pamundësi për krijimin e lidhjeve me spitalet analoge të shteteve perëndimore të varura nga Ministria e Shëndetësisë. 
7. Humbje e sistemit të referimit. 
8. Ulje të nivelit cilësor të personelit shëndetësor. 
9. Ulje të nivelit të shërbimit ndaj pacientëve. 

Ky spital me vendim të qeverisë Berisha në 2012 kaloi në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë. Që më herët Lëvizja Socialiste për Integrim kundërshtoi urdhërin e brendshëm të kryeministrit për kalimin e spitalit të traumës në varësi të ministrisë së mbrojtjes.

Letra e plotë e mjekëve
I nderuar z. Kryeministër! U njoftuam që ka një iniciativë nga ana juaj për kalimin e Spitalit Universitar të Traumës në vartësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Duke qenë se për 20 vjet ky spital është administruar nga Ministria e Mbrojtjes me një eksperiencë aspak pozitive, gjithë stafi i mjekëve të Spitalit të Traumës menduam t’ju paraqesim disa argumente me të cilët mendojmë se mund të rishikoni nga ana juaj, për të mirë të punës në shërbim të pacientëve. Që nga viti 1993 deri në dhjetor 2012 pacientët e traumatizuar janë trajtuar pranë Spitalit Ushtarak, pra për 20 vite në vartësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjatë kësaj kohe, pasi u provuan dhe riprovuan të gjitha mënyrat e mundshme të menaxhimit u pa që një gjë e tillë ishte e pamundur dhe për këtë arsye u mor vendimi për kalimin në vartësi të Ministrisë së Shëndetësisë. Prej 25 vitesh është një nga spitalet më të rëndësishme të Shqipërisë. Ka shërbyer si qendër traume në situatat më kritike të vendit. Është i vetmi spital i këtij lloji në Shqipëri. Kemi pasur vazhdimisht mungesa në barna dhe materiale mjekësore. Ka pasur vazhdimisht ndërprerje të aktivitetit të sallave të operacionit për shkak të mungesave materiale. Ka pasur raste që për 6­7 muaj nuk janë kryer operacione. Ushtria nuk kishte dhe nuk mund të ketë kapacitete njerëzore për menaxhimin e Qendrës Kombëtare të Traumës.

Nga statistikat ndër vite, u pa që 97% e punës përbëhej nga pacientë civilë. Në këtë spital trajtohen rreth 44 000 urgjenca në vit. Shtrohen rreth 3600 pacientë dhe nga këto 50% e tyre vijnë nga rrethet me transport tokësor dhe ajror. Kishte mungesë të theksuar të koordinimit midis Spitalit Ushtarak dhe spitaleve të rretheve për shkak të vartësive të ndryshme, çka ka sjellë në disa raste vonesë në trajtimin e pacientëve. Përballimi i ngjarjeve traumatike masive e vuri në vështirësi financiare spitalin duke qenë që buxheti në Ministrinë e Mbrojtjes llogaritej për ushtarakët dhe nuk kishte mundësi rialokimi. Ishte i pamundur hartimi i protokolleve dhe strategjive të profilaksisë dhe trajtimit të traumës nga Ministria e Mbrojtjes si një problem kombëtar në rritje.

Në Ministrinë e Mbrojtjes mungon ekspertiza për menaxhimin e traumës. Deri në dhjetor 2012 Spitali Ushtarak mbeti spital më pak i pajisur me aparatura mjekësore, krahasuar edhe me spitalet e rretheve. Nuk është blerë asnjë pajisje mjekësore dhe nuk është bërë asnjë investim për 20 vite të vartësisë nga Ministria e Mbrojtjes. Menjëherë pas ardhjes në pushtet të koalicionit të majtë u organizua një takim ndërmjet ministrit të Shëndetësisë z.Ilir Beqaj dhe një grupi mjekësh nga Spitali Universitar i Traumës.

Në këtë takim, ministrit ju prezantua situata skandaloze ku ushtria e kishte katandisur spitalin. Ministri reagoi në mënyrë emergjente, duke sjellë rezultatet e mëposhtme:

a) Spitali gjatë këtyre 3 viteve ka bërë hap cilësor në menaxhim.
b) Që nga viti 2013 deri tani nuk është ndërprerë puna asnjëherë duke kryer rreth 20­25 operacione në ditë.
c) Është pajisur gjatë vitit 2014­2015 me aparatura cilësore të munguara deri në atë kohë si: Skaner dhe rezonancë magnetike, respiratorë, laborator, monitor individual dhe qendror për pacientët në reanimacion.
d) Ka pasur përmirësime të dukshme në furnizimin me medikamente dhe materiale mjekësore.
e) Është punuar fuqishëm përsa i përket edukimit në vazhdim.
f) Është përgatitur materiali i nevojshëm për implementimin e lëndës së traumës në Fakultetin e Mjekësisë dhe në ciklin e specializimit të Kirurgjisë së Përgjithshme aq të nevojshëm për përgatitjen e mjekëve të rinj.
g) Si rezultat i financimit nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka pasur rialokime fondesh, duke sjellë përmirësim në furnizimin me medikamente dhe materiale mjekësore.

Jemi të mendimit se kalimi në vartësi të Ministrisë së Mbrojtjes sjell menjëherë këto pasoja:
1. Dëmtimi i dinamikës për rritjen e buxhetit për spitalin. 
2. Pamundësi për rialokim fondesh. 
3. Prishja e projektit për formimin e Departamentit të Traumës. 
4. Prishja e menjëhershme e projektit të bashkimit të shërbimit Ortopedi¬Traumatologji në një të vetëm në Spitalin e Traumës. 
5. Rrezikun deri në ndërprerje të kredisë së shtetit italian prej 5 milion euro për Spitalin e Traumës.
 6. Pamundësi për krijimin e lidhjeve me spitalet analoge të shteteve perëndimore të varura nga Ministria e Shëndetësisë. 
7. Humbje e sistemit të referimit. 
8. Ulje të nivelit cilësor të personelit shëndetësor. 
9. Ulje të nivelit të shërbimit ndaj pacientëve. 

Në këto kushte kemi mendimin e gjithë stafit që t’ju kërkojmë mundësinë e rishikimit të urdhrit për të mos kaluar Spitalin Universitar të Traumës në vartësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Nëse e shikoni të arsyeshme jemi të gatshëm që një përfaqësi e mjekëve t’ju takojë për t’ju prezantuar çdo detaj që do e gjykoni të nevojshëm. Në pritje të përgjigjes tuaj, me respekt mjekët e Spitalit Universitar të Traumës. 

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane