Rikthimi i yllit Ermonela Jaho,
si heriona e Puçinit

Rikthimi i yllit Ermonela Jaho,<br />si heriona e Puçinit<br /><br>
Para katër muajsh pashë një performancë disi mediokre të produksionit magjepsës, prekës dhe disi sfidues të Anthony Minghella-s në Met dhe interpretimi i dorës së dytë që iu bë rolit kryesor më la një shije të keqe.

Më duhej që të pastroja thellësisht të gjitha shqisat e mia, që të largoja atë shije të keqe, dhe duke qenë se kisha dëgjuar fjalë të shkëlqyera për interpretimin e rolit nga sopranoja Ermonela Jaho, vendosa ta dëgjoja vetë. Epo, lumturisht, kujtimet e asaj performance të nëntorit të kaluar sapo u harruan...Nuk kisha arritur dot ta dëgjoja Jahon në debutimin e saj të rrufeshëm para pak kohësh në rolin e Violetës në 2008-n, pas të cilit ajo u largua nga kasti dhe nuk kisha asnjë ide për atë që më priste.

Është një interpretim unik, i cili bazohet në pasigurinë dhe ndrojtjen e ish-geishës. Skena hyrëse e saj, e plotë me një Re natyral në alto perfekte, ishte magjepsëse dhe lëvizjet e saj të llogaritura të rrëfenin për një 15-vjeçare që zor se donte që ta vinin re. Ajo ecte shpejt dhe me delikatesë, duke ulur sytë në pjesën më të madhe të kohës dhe duke u mbështetur kryesisht në të kënduarin e butë me zërin që ngrihej në bulëza tingulli, të gjitha të dëgjueshme në mënyrë perfekte edhe në cepin më të futur të Met-it. Dikush mund të pyeste veten, nëse zëri do ta kishte fuqinë për të arritur kulminacionin deri në momentin e një “Amore Mio!”, si të braktisur vrikthi, e kënduar me forcë dhe bukuri. Dhe përsëri, në aktin e dytë, më e shumta e “Un bel dì”, e aktruar po aq mirë, sa dhe e kënduar, ishte e brendshme dhe e mbuluar hijshëm, por në momentin e fundit u përhap fuqishëm një britmë dhimbjeje. E ndrojtur dhe në ankth me Sharples-in, e inatosur, por e kontrolluar me Goro-n dhe Yamadori-n, ajo arriti të shastiste emocionalisht (në mënyrë më të mirë të mundshme) kur i prezantoi fëmijën e saj Sharples-it: ne pamë një 18-vjeçare të dërrmohej. Duke kaluar nga akti në akt, skena e saj e vdekjes ishte po aq e bukur, sa ç’ishte tragjike në produksionin e Minghela-s (figurantët tërhiqnin shaje 6 metra të gjata të kuqe si gjaku nga obi i saj). Mund të mendohet se zëri i saj nuk është mjaftueshëm i madh për të përballuar kulminacionet, por është çështje balancimi: toni i saj është i fokusuar, intonimi ideal dhe që të detyron gjithmonë ta dëgjosh. Ndër mend nuk të vijnë kujtime të spintove të tonaliteteve më të mëdha, ndoshta me përjashtim të Renata Scotto-s.

Sharpless-i i Roberto Frontali-t, me zë të bollshëm dhe tërësisht i dhembshur, ishte kontrasti ideal për Jahon në skenën kyçe të leximit të letrës, vështirësia në të cilën ndodhej duke qenë prurësi i lajmit të kobshëm ishte i prekshëm. Ai e tejkaloi dhe ia zbehu shkëlqimin Pinkerton-in e Roberto Aronica-s në tërësinë e aktit të tretë. Interpretimi i ftohtë dhe i ngurtë i Aronica-s, mund ta detyronte ndonjërin të pyeste veten se si është e mundur që një fëmijë i brishtë mund të binte në dashuri me të. Suzuki tashmë klasik i Maria Zifchak e ktheu këtë rol në kryesor, dhe me rolin e Cio Cio San janë pothuasje si simbiozë dhe pikëllimi i Zonjës është dhe pikëllimi i Shërbëtores. Goro-ja i Tony Stevenson-it ishte sa ç’duhej i sheqerosur, dhe Yamadori arrogant i Hyung Yun-it ishte pikërisht ashtu.

Dirigjimi i Marco Armiliato-s të bënte të hezitoje: Pjesën më të madhe të kohës të shtynte përpara dhe ishe i përfshirë, por çuditërisht si i ngadaltë në aktin e dytë dhe në tragjedinë finale – nuk jam i sigurt nëse do të jepte të njëjtin efekt, sikur ai t’i kishte shoshitur mirë këto pjesë. Por orkestra dhe kori ishin në formë të mirë. Një audiencë shumë entuziaste e risolli kastin 5 herë në skenë. Duke qenë se “Butterfly” i dedikohet e gjitha Butterfly-eve që janë kënduar, atë mbrëmje i dhashë 5 yje kësaj shfaqjeje, pavarësisht Pinkerton-it të dobët. 

jaho

jaho

Përktheu: Dhurata Hamzai

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi