Himni i flamurit çdo të hënë, nxënësit: Të këndohet çdo ditë! Mësuesit: Rrënjos dashurinë për vendin

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për të kënduar himnin çdo fillim javë në shkolla, është pritur mirë nga nxënësit. Madje dëshira e tyre është që kjo praktikë të bëhet çdo ditë.

 “Do ta këndoj me gjithë shpirt”, tha një nxënëse.

“Është një vendim shumë i mirë që të këndojmë çdo të hënë himnin. Ne nuk duhet ta kemi me detyrim, por me gjithë shpirt.

 “Unë e kam mësuar himnin që në klasë të parë. Do vazhdoj ta këndoj deri sa të vdes. Nuk dua ta këndoj çdo të hënë, por çdo ditë pasi është himni më i mrekullueshëm në botë. Himni për mua është si mami dhe babi, është pjesë e zemrës time. Ka njerëz që kanë sakrifikuar jetën për çlirimin e Shqipërisë”, tha një nxënës tjetër.

Himnin e flamurit, nxënësit e shkollës “Gustav Majer” në kryeqytet, e kanë mësuar që në klasë të parë. Dinë gjithçka edhe mbi historinë e vendit dhe sakrificat që kanë kaluar shqiptarët për të qenë të lirë.

“Përveç festave kombëtare shqiptare, shqiptarët përkujtojnë dhe festojnë ngjarje të rëndësishme të historisë tonë. 29 nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë. Më 7 prill 1939 Italia pushtoi Shqipëria dhe në 1943 u largua dhe vendin e saj e zuri Gjermania. Shqiptarët luftuan shumë për të çliruar Shqipërinë. Pësuan shumë dëme. Himni është shumë i bukur dhe është kënga e atdheut tonë dhe po e shoh të detyrueshme të këndohet çdo të hënë. Do ta këndoj me shumë dëshirë”, tha një djalë tjetër.

“Në 29 nëntor 1944 u çliruam nga Gjermani dhe jam shumë e lumtur që do ta këndojmë himnin çdo të hënë sepse është një këngë shumë e bukur, është kënga për atdheun tonë dhe është kënga më e bukur që shqiptarët mund të këndojnë. Kur këndoj këtë himn më kujtohen shumë sakrifica dhe gjakderdhje që kanë bërë shqiptarët për këtë atdhe shumë të bukur”, tha një nxënëse tjetër.

Për të ruajtur dhe përçuar më tej sakrificën e të parëve ata kanë dhe një mesazh.

Shumë shqiptar kanë derdhur gjakun e tyre, kanë sakrifikuar jetën e tyre dhe unë mendoj se ne duhet të rrimë këtu dhe ta mbrojmë vendin tonë dhe mos të lëmë të tjerët të na marrin vlerat, bukuritë e vendit tonë.

Për mësuesen e tyre, Flora Kulla, rikujtimi i historisë por dhe këndimi i himnit të flamurit rrënjos tek fëmijët dashurinë për atdheun.

“Mendoj se rifreskimi, këndimi çdo të hënë do të bëjë të mundur që fëmijët ti kenë më të prera shpalljen e pavarësisë, çlirimin e vendit dhe do të jenë më të bindur për atë ç’ka transmetojnë më pas. Edhe fëmijët do të jenë më të vetëdijshëm për këto festa. Radha e fundit që e kemi kënduar ka qenë në ditën e përkujtimit të vdekjes së Skënderbeut. Fëmijët normalisht kanë emocione. Vendosin dorën direkt në zemër”, tha mësuesja e ciklit fillor, Flora Kulla.

Ndryshe nga fëmijët, janë të paktë të rriturit që e mbajnë mend himnin

Vendimi për të kënduar himnin e flamurit u mor në përkujtimin e 555-vjetorit të vdekjes së “Skëndërbeut” dhe do nisë praktikimin nga e hëna e ardhshme.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 20/01/2023 06:56

    Sapo te rriten edhe pak do marrin rruget e botes duke qene se qeveritaret e meparshem i lane si trashegimi te vetme hymnin dhe asgje me teper.

    Përgjigju
  • Zako: 19/01/2023 21:07

    Për t'u bërë E për të qënë Patriot apo Atdhedashuria nuk mjafton fasada e bukur.., është vetëm një pikë uji në Oqeanin e Mëmëdheut...!

    Përgjigju
    • Pergjigje per Zako kok roçkën: 19/01/2023 23:20

      Sipas mendjes tende eshte gabim kendimi himnit o hajdar?!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!