Rikualifikimi urban në Himarë,
233 milionë lekë investime
Në Qeparo kanë nisur punimet për vazhdimin e shëtitores, segmenti i parë i të cilës që përfundoi para nisjes së sezonit turistik të këtij viti. Si e tërë, shëtitorja shtrihet në të gjithë vijën e plazhit të Qeparoit deri në pikën fundore të tij, me një gjatësi prej 2 kilometra dhe gjerësi nga 5 deri në 7metra.
Në Qeparo kanë nisur punimet për vazhdimin e shëtitores, segmenti i parë i të cilës që përfundoi para nisjes së sezonit turistik të këtij viti. Si e tërë, shëtitorja shtrihet në të gjithë vijën e plazhit të Qeparoit deri në pikën fundore të tij, me një gjatësi prej 2 kilometra dhe gjerësi nga 5 deri në 7metra. Edhe në ndërtimin e saj po ruhen karakteristikat e zonës, me blloqe guri të çrregullt për muret mbajtëse, shëtitorja do ët vishet me pllaka guri, ndërsa konturet përgjatë saj janë konceptuar në trajtë bedenash. Gjelbërimi dhe ndriçimi dekorativ janë elementët e tjerë të projektit.
Qytet dhe plazhe tipike mesdhetare do të jetë pamja e re e Himarës dhe e Bregu të Jonit në tërësi që në sezonin e ardhshëm turistik. Në Bregun e Jonit ka nisur realizimi i një pakete të plotë investimesh, të financuara nga qeveria shqiptare, që brenda vitit të ardhshëm do të rivlerësojë të gjithë potencialin turistik të Bregut. Për të inspektuar punimet ishte në Himarë dhe Qeparo Kryeministri Edi Rama.
E gjithë Himara është kthyer në një kantier pune, ku me financim prej rreth 233 milionë lekë të qeverisë, nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ka nisur zbatimi i projektit për rikualifikimin e plotë urban dhe peizazhistik të shëtitores buzë detit, sheshit qendror, që do të vazhdojë me unifikimin e fasadave të ndërtesave dhe krijimin e një qendre administrative tipike të një qyteti mesdhetar.
Përgjatë vijës Spile-Himare dhe në 9880 metra katror sipërfaqe po ndërmerren ndërhyrje arkitekture peizazhi, zhvillimi urban dhe rekreacioni. Shëtitorja ekzistuese po transformohet me vijën natyrale të terrenit që lidh detin me ndërtesat në vijën e parë të bregut. Projekti ruan karakteristikat e zonës, duke përdorur materiale që i afrohen elementeve natyrale të formimit të plazhit. Në projekt parashikohen të mbillen gjithashtu pisha mesdhetare. Në pjesën veriore të shëtitores do të instalohet edhe një port turistik.
Ndërhyrjet e aplikuara si një e tërë do të unifikoje panoramën e qytetit të Himarës. Përveç krijimit të një hapësire të re bashkëkohore për qytetarët, ndërhyrjet tërësore do të fuqizojnë potencialin turistik të Himarës dhe turizmit shqiptar, si dhe do t’i japin zhvillim të ri aktivitetit ekonomik dhe tregtar.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 3018
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23