“Rilindja e qyteteve”, Rama: Qeveria do të mbështesë të gjithë projektet për zhvillimin qytetit të Lezhës
Kryeministri Rama merr pjesë në prezantimin e programit “Rilindja e Qyteteve” në Lezhë TIRANË, 30 Shtator /ATSH-Gjergji Mima/ – Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e programit “Rilindja e Qyteteve” në qytetin e Lezhës. Në fjalën e tij, Kryeministri Rama garantoi qytetarët se qeveria do të mbajë zotimin për transformimin e këtij qyteti, […]
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e programit "Rilindja e Qyteteve" në qytetin e Lezhës.
Në fjalën e tij, Kryeministri Rama garantoi qytetarët se qeveria do të mbajë zotimin për transformimin e këtij qyteti, duke shtuar se do të bëhet për Lezhën aq sa nuk është bërë në këto 20 vjet.
"Dua t'ju kujtoj se ja për çfarë vlen vota dhe ja se sa e rëndësishme është të votosh dhe të dish si voton. Sepse duke bërë zgjedhjen e duhur, siç ju e bëtë në 23 qershor, arrin pastaj të bësh edhe punët e tua. Nuk po ju them që pas realizimit të këtyre projekteve Lezha do të jetë e dyta pas Berlinit, këtë nuk jua them dot. Por po ju them vetëm diçka, që pas realizimit të këtyre projekteve, të gjithë ata që presin që të ndodhin ndryshime edhe përtej kufirit të këtyre projekteve, do të jenë shumë më shpresëplotë dhe do ta kenë shumë më pranë ndryshimin", tha Kryeministri Rama.
Kryeministri theksoi gjithashtu se, qeveria do të mbështesë të gjithë projektet për zhvillimin qytetit të Lezhës. "Ne po vinim rrugës dhe Kryetari i Bashkisë filloi me projektet e tjera. Rëndësi ka që i ka projektet dhe të jeni të bindur që ne do t'i mbështesim të gjitha projektet e tij, sepse duam që t'i japim Lezhës mundësi që të ringrihet ekonomikisht dhe si do të ringrihet ekonomikisht, duke krijuar më shumë punësim, nëpërmjet turizmit në radhë të parë dhe shërbimeve këtu në qytet. Është e kotë në fakt se këtë punë e bën Monika sa për një popull të tërë, por edhe ju ndihmojeni Monikën që kryetari t'i realizojë projektet në kohë", deklaroi Kryeministri Rama.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, deputetja e LSI-së për Qarkun e Lezhës, Monika Kryemadhi si dhe Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj.
ATSH
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.1%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8166
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi
24 Nëntor, 22:39
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme
24 Nëntor, 22:28
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)
24 Nëntor, 22:18
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzuni një gol larg historisë, Manaj rikthehet në fushë
24 Nëntor, 21:56
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur
24 Nëntor, 21:56
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21