Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u ka ndarë detyrat kryebashkiakëve dhe prefektëve, ku në fokus ka qenë pa dyshim rimëkëmbja pas tërmetit të 26 nëntorit. Lleshaj bëri me dije se çdo Bashki duhet të hartojë listat me dokumentin e riskut nga fatkeqësitë, që të mos përjetohet më ajo që vendi kaloi pas asaj lëkundje tragjike. Tre janë detyrat kryesore për kryebashkiakët. Së pari, të krijojnë bazën për humbjet nga fatkeqësitë; planifikimi i buxhetit për emergjencat civile dhe vlerësimi i riskut në nivel qarku si edhe bazën e të dhënave.
"Lidhur me menaxhimin e emergjencave, jemi dëshmitarë që vendi është prekur shpesh. Vjet patëm fatin e keq të dy goditjeve, rindërtimi i vendit është shpallur prioriteti numër një. Qëllimi i emergjencave sot ka të bëjë me nxjerrjen e mësime. Do të ishte e pafalshme nëse nuk do nxirrnim mësime nga ngjarjet që na kanë ndodhur.
Ligji që është miratuar në 2019, vë detyra të rëndësishme për të gjitha bashkitë e vendit, të hartojnë listat me dokumentin e riskut nga fatkeqësitë. Është me rëndësi që të marr vëmendjen e dorës së parë. Nevoja për t’u konsoliduar në këtë fushë është e dorës së parë. Brenda dy viteve, Bashkitë duhet të krijojnë bazën për humbjet nga fatkeqësitë, që mos jemi në situata të krijimit nga e para të të dhënave kur kemi hall. Planifikimi i buxhetit për emergjencat civile, ligji i detyron që të caktojnë 4% të buxhetit për emergjencat. Po ashtu detyra ka edhe për prefektin e qarkut, ashtu si për bashkinë, të bëjmë vlerësimin e riskut në nivel qarku si edhe bazën e të dhënave", tha Lleshaj.
Lajmi kryesor:
Lleshaj u 'tërheq veshin' kryebashkiakëve: 'Vetting' emrave të rrugëve! Ashpërsim të rekrutimit për zjarrfikëset, të bëhen më të fortë se RENEA
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1545
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndarja nga jeta e Kadaresë/ Yzeiri: Iku një pjesë europiane e jona! Rudolf Marku: Nuk është problem Nobeli! Shkrimtarët e mëdhenj nuk e kanë këtë çmim
1 Korrik, 21:28
-
Kullat shqiptare dhe UNESCO
9 Dhjetor 2023, 22:23
-
Sandër Lleshaj: Kampet e mos mikpritjes së refugjatëve
8 Nëntor 2023, 17:00
-
Sandër Lleshaj: Me Hamasin apo me Europën?
11 Tetor 2023, 09:00
-
Sandër Lleshaj: Kosova nuk është Krimea
24 Shtator 2023, 20:35
-
Operacioni ‘Tempulli’, ish-ministri i Brendshëm në 'Kontrast': Si t’i presësh thonjtë krimit, të arrestuarit zëvendësohen brenda ditës
18 Shtator 2023, 19:14
-
DOSJA/ Kazinoja në Tiranë, edhe emri i Rebani Jaupit te 'Metamorfoza'! Oltian Bistri ‘i raportonte’ Pëllumb Gjokës: Se di pse ka frikë Rebo, ai lekët do marri! Na qenka ankuar edhe Lleshaj
4 Gusht 2023, 19:20
-
‘Mallkimi’ i Ministrisë së Brendshme, Balla drejtuesi i 6 në 10 vite qeveri ‘Rama’! Bledi Çuçi, i vetmi i shkarkuar! Dorëheqjet e Tahirit, Xhafajt dhe Lleshaj dhe Demiraj i PD në mes
10 Korrik 2023, 10:59
-
Pendesa e fisme gjermane dhe krenaria e përzishme serbe
22 Qershor 2023, 11:42
-
Sandër Lleshaj: Gjeni një numër telefoni Albin Kurtit
31 Maj 2023, 16:53
-
Pezullohet rindërtimi i shtëpive individuale në Lezhë! Tërhiqet kompania, shkak rritja e kostos së ndërtimit
14 Janar 2023, 18:12
-
3 vite nga tërmeti tragjik, rindërtimi ende në proces! Në Fushë-Krujë, Thumanë e Bubq familjet në shtëpitë e reja, në Krujë mbi 1100 ende me bonus qiraje
26 Nëntor 2022, 16:33