Rinas, arrestohen dy guniezë
me dokumente të falsifikuara

Në pikën kufitare të Rinasit policia arrestoi dy persona me kombësi Guineze pasi konstatoi se dokumentat e tyre ishin të falsifikuara.

Uniformat blu ndaluan Alpha Oumar Barry dhe Thierno Madjou Bah pasi udhëtonin me dokumenta të falsifikuara, viza shqiptare të falsifikuara si dhe leje qëndrimi Belge të falsifikuara.

Dy të rinjtë njëri 20 vjeç dhe tjetri 25 vjeç kishin si destinacion final shtetin e Gjermanisë me tendencën e kërkimit te azilit.

Të dy guinezët kanë pohuar në polici se janë lidhur me një person që jeton në shtetin e Malit në qytetin e Bamakos i cili u ka siguruar dokumentat e mësipërme kundrejt pagesës 2.000 dhe 400 Euro.

Ndaj Alpha Oumar Barry dhe Thierno Madjou Bah u morr masa e sigurisë “Arrestit me burg” bazuar ne nenin 189 te K.Penal për veprën penale “Fallsifikimi i Pasaportave,Leternjoftimeve ose i Vizave”.
 
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Bie numri i lindjeve në rrethe, drejtoresha e maternitetit në Fier: Shkak godina e rrënuar, s’ka tualete! Mjeku gjinekolog në Elbasan: Ndikon dhe emigracioni

Bie numri i lindjeve në rrethe, drejtoresha e maternitetit në Fier: Shkak godina e rrënuar, s’ka tualete! Mjeku gjinekolog në Elbasan: Ndikon dhe emigracioni