Pjesë e grupit që do trafikonte 2.5 ton drogë nga Shqipëria në Gjermani me kamionin e drunjve, ekstradohet 38-vjeçari

RINAS- Ekstradohet nga Franca, 38-vjeçari Juri Bedinaj i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, në vitin 2017, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve", "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Pjesëmarrje në organizatat kriminale".

Ai akuzohet si i përfshirë në trafikimin e 2.5 ton kanabis nga Shqipëria drejt Gjermanisë, e cila u ndalua në Ankona të Italisë. Gjatë këtij operacioni u dërguan në gjyq si të pandehur 9 persona, mes tyre edhe Nuri Bedinaj.

Nga hetimet e Prokurorisë së Krimeve asokohe rezultoi se kamioni me targa të kokës FR 9139 C dhe targa trajleri ARB 414 dhe i ngarkuar me sasinë e konsiderueshme të drogës u nis nga Porti i Durrësit për në drejtim të Ankonës në Itali më datë 3 janar 2017. Automjeti drejtohej nga Dhimo Koraj i cili kishte marrë përsipër të trafikonte lëndën narkotike drejt Italisë, ndërsa destinacioni përfundimtar ishte në Gjermani ku pritës i saj ishte Euron Hoti. 

Lënda narkotike ishte fshehur në mallin drusor pelet, që sipas dokumentacionit shoqërues të paraqitur ishte marrë tek shoqëria AL MEXWOOD SHPK-Grmash-Shqipëri dhe që do të eksportohej nëpërmjet shoqërisë së transportit ALPIROS GROUP 2007-FIER-Shqipëri, në drejtim të porositësit, në adresën e shtetasit Euron Hoti, me gjeneralitetet të falsifikuara, ARTAN ABAZI, me adresë AM SCHAART 127809LEMËEROER-GJERMANI. 

Një ditë pas nisjes nga Porti i Durrësit për në Ankona, autoritetet italiane bllokuan kamionin për mungesë dokumentacioni tranziti ndërkombëtar, ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara në ngarkesën e tij, u zbulua edhe sasia e lëndës narkotike prej 2.5 ton kanabis.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?