Rinas/ Ilaçe kontrabandë nga Jordania, arrestohen 5 kosovarët! Mbi 1 mln tableta në 14 çanta, përdoreshin edhe për përgatitjen e drogës! Kapen 300 mijë euro cash (EMRAT)

Rinas/ Ilaçe kontrabandë nga Jordania, arrestohen 5 kosovarët! Mbi 1 mln tableta në 14 çanta, përdoreshin edhe për përgatitjen e drogës! Kapen 300 mijë euro cash (EMRAT)

Çantat me barna të sekuestruara në Rinas

Rinas- Goditet një rast i kontrabandës së sasive të mëdha të barnave, që kryesisht përdoreshin edhe për përgatitjen e lëndëve narkotike apo përzierjen e tyre para shitjes në doza.

Pesë persona janë arrestuar, të gjithë shtetas nga Kosova dhe u sekuestruan prova materiale me rëndësi hetimore. U sekuestruan 300 mijë euro cash, mbi 1 mln tableta ilaçesh. Barnat ishin blerë në Jordani dhe do kaloheshin nga Rinasi me destinacion final Kosovën, në 14 çanta. 

Policia bëri me dije se të prangosurit në operacionin e koduar “Transit” janë:

Bekim Zenuni, Ferhat Zenuni, Ardian Ismaili, Andi Grabanica dhe Altin Maqastena. Eurot iu gjetën të arrestuarit Bekim Zenuni.

“Sekuestrohen 1 057 840 tableta (barna) të dyshuara të kontrabanduara (me peshë 417.1 kg), 300 000 euro cash të cilat njëri prej të arrestuarve nuk i kishte deklaruar në PKK Rinas, si dhe 6 celularë”, sqaroi policia.

Pas informacioneve se 5 personat do paraqiteshin me bagazhe me mallra kontrabandë, menjëherë është ndërhyrë nga oficerët e policisë kufitare dhe doganierët.

“Nga kontrolli i ushtruar në 14 valixhe (bagazhet e të arrestuarve), me barna të dyshuara të kontrabanduara, që dyshohet se përdoren si preparate për përgatitjen e lëndëve narkotike”, bën me dije policia.

Në operacion morën pjesë Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Departamentin Operativo-Hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në drejtimin e Prokurorisë Tiranë.

Medikamentet mjekësore, shuma 300 000 euro dhe 6 celularë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Provat materiale të sekuestruara gjatë operacionit të koduar 'Transit'

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

PD i kërkon kuvendit ngritjen e komisionit hetimor për portin e ri në Porto Romano

PD i kërkon kuvendit ngritjen e komisionit hetimor për portin e ri në Porto Romano