RINAS- Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim është ekstraduar ditën e sotme nga Zvicra në Shqipëri. Bëhet fjalë për Glerian Hyseni, banues në Durrës i cili u kap në Zvicër dhe më pas u ekstradua për te kryer dënimin me 6 vite heqje lirie e dhënë nga Krimet e Rënda për veprën penale "Mbajtja pa leje e bombave, minave ose lëndëve plasëse”, e kryer në sasi të mëdha, në bashkëpunim, më shumë se një herë.
Glerian Hyseni, në bashkëpunim me Sh. Gj., A. M. dhe H. H., kundrejt pagesës dhe për qëllim fitimi arrinte të gjente sasi lëndësh plasëse që shpërthenin në distancë me anë të celularit, si dhe armë e municione të ndryshme luftarake.
Lil bashes duhet fut hurri fort
Përgjigju