TIRANË- Brenda muajit mars të këtij viti 180 familje të dëmtuara nga tërmeti në Laç do të strehohen në apartamentet e reja. Ky fakt bëhet i ditur nga kryebashkiakja e Kurbinit Majlinda Cara, sipas të cilës aktualisht po punohet për ndërtimin e mbi 500 apartamenteve, donacion i qeverisë turke. Po ashtu ka përfunduar një objekt arsimor dhe janë në proces rindërtimi i tetë të tjera.
"Po punohet intesivisht në zonën 1/1 ku do të ndërtohen 520 apartamente të reja. Po punohet paralelisht në zonën 1/2 ku është kryer sistemi i përroit dhe shumë shpejt fillon procesi i ndërtimit të 200 apartamenteve. Në zonën 1/1 do të përfundojnë brenda marsit 180 apartamentet e para", shprehet Majlinca Cara, Kryetare e Bashkisë Kurbin.
Cara bën të ditur se shumë shpejt do të nisë puna dhe për rindërtimin e banesave individuale, për përforcimin e godinave si dhe rikonstruksionin e objekteve të përbashkëta që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti.
"Presim që brenda 2021 të nisin nga ndërtimi 460 shtëpi individuale si dhe për forcimin e 36 godinave, apartamente dhe rikonstruksionin e ambienteve të përbashkëta", tha Majlinda Cara, Kryetare e Bashkisë Kurbin.
Tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të la të pastrehe 1615 familje në Bashkinë e Kubinit dhe deri më tani asnjë banese nuk është rindërtuar.
Majlinda kryetarja E dashura e ish kryetarit artur bardhit
Përgjigju