Rindërtimi, Bushati: Nuk kemi lënë asnjë familje pa shtëpi, 2021 do të jetë viti i kthesës ekonomike

Për deputetin e Partisë Socialiste, Ervin Bushati viti 2021 do të jetë viti i kthesës ekonomike pas pasojave të rënda që la tërmeti dhe pandemia.  Në një lidhje direkte për Report tv, Bushati tha se falë buxhetit të miratuar pritet të ketë rritje ekonomike të ndjeshme.

“2021 do të ketë një rritje ekonomike të ndjeshme, do të jetë një vit i kthesës ekonomike.  Shqipëria mendoj se do të ketë një vit 2021 shumë më të suksesshëm. Sot asnjë njeri nuk është pa shtëpi, të gjithë e kanë një ndihmë. Kanë filluar ndërtimet në të gjithë rrethet e prekura. Patjetër që ne nuk mund të parashikonim që përveç sfidës së rindërtimit do të ndodhte edhe gjithë ky bllokim për shkak të pandemisë.” shprehet Bushati.

 Sa i përket përgatitjeve për fushatë, Bushati tha se PS po përpiqet të krijojë ekipin më të mirë të mundshëm, për këtë arsye janë duke përzgjedhur dhe nga aplikimet te portal “Deputeti që duam”.

“Gjithmonë PS është rinovuar, ka pranuar elementin e ri. E kemi treguar në çdo parlament që është rinovuar me elementë të rinj. Duke qenë në pushtet edhe në të gjitha bashkitë kemi mundësinë të bëjmë ekipin me të mirë të mundshëm. Në këtë drejtim presim kandidatë të rinj. Na kanë kontaktuar edhe nga diaspora. Ka pasur lloj-lloj aplikimesh. Po i përzgjedhim tani. Janë gati mbi 150-200 aplikime që vlejnë”, tha ndër të tjera deputeti i PS.

Duke folur si kryetar i PS-së së Tiranës, Bushati tha se në kryeqytet pritet një fitore e madhe në zgjedhjet e 25 prillit.

"E ndjej dyfish përgjegjësi të them që në Tiranë ne do të përpiqemi të kapim maksimumin. Si qark ka 36 deputetë. Puna e PS shikohet më mirë në Tiranë. Ne gjithnjë e kemi pasur mbështetjen në Tiranë. Sfida jonë është fitorja bindshëm dhe prej kohësh punojmë me të gjitha strukturat çdo ditë. Ne synojmë 74 deputetë minimalisht në të gjithë vendin edhe në zgjedhjet e këtij viti. E sigurt është që PS do të rikonfirmojë që është forca e parë politike. Si në 2017-n kur vendosëm standardin që një forcë politike fiton e vetme e bëjmë edhe në zgjedhjet e ardhshme, duke marrë një mandat tjetër pune", tha ndër të tjera Ervin Bushati.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gini: 06/01/2021 09:41

    Genjeshtar vl Prindrit e mi jan nga 70/80 vjec e Jetojne me qera Ne nje shtepi qe u mbush me 1 meter uje Se pallati jone ke ujesjedhsi ne durres Akoma Nuk kam heq nje tulle Qe Kur ka ran termenti Kemi punuar nje jete per ti strehuar Gjashte femije Edhe vete ata Edhe rrijn rruges se ju politikanet e qelbur Nuk i ndihmoni Dini te hani Vetem per Veten E gjith bota ka dhon lek per ndertimin e Shqiperise Ju boni dy shpija e shitni mend me fukarejt e shkrete Po iken gjith poplli Edhe si Kur te gjith Pasurin E botes te keni Po nuk pati popullsi Nuk keni asgje shtet mashtrus qe nga pd ls etj Ju lutem tregojeni komentin Edhe ju report tv Mos mbani me hater partie Falimderit per kuptimin

    Përgjigju
  • redi: 05/01/2021 17:50

    Pse nuk e jep komentin or toc i pazevendesushem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje

KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje