Ministria e Jashtme Greka ka reaguar ashpër dhe kundër rindërtimit të sheshit “Skënderbej”. Me anë të një deklartae për shtyp në faqen e saj zyrtare, ajo e quan një projekt që kultivon dhe shpreh irredentizëm, dhe shkruan se kjo vepër simbolizon bashkimin e trojeve shqiptare.

“Ne dënojmë vendosjen në sheshin kryesor të rinovuar të Tiranës, të gurëve që vijnë nga zona të ndryshme të Ballkanit, duke përfshirë edhe zonën greke të Filatit”, thuhet në deklaratë.
Këto gurë, në të cilët janë gdhendur emrat e zonave të prejardhjes së tyre, kompozojnë atë vepër që simbolizon ‘bashkimin e trojeve shqiptare’, dhe është e qartë se bëhet fjalë: për një veprim qeveritar që kultivon dhe fsheh irredentizmin”, shkruhet në deklaratë.

Sipas tyre, kjo shpreh ende qëndrime të rrezikshme dhe të vjetëruara të shekullit të kaluar që  minojnë progresin dhe prosperitetin e rajonit, e krijojnë një barrierë të gurtë ndaj të ardhmes europiane të Shqipërisë.
 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com