INUK i mbështetur nga forca të shumta te policisë, ka ndërhyre sot në fshatin Bubq të Krujës për të shembur disa objekte në zonën e caktuar për rindërtimin e banesave te dëmtuara nga termeti i 26 nentorit 2019.

Rindërtimi ka prekur dhe familjen Halim Xhaferrit, vila e të cilëve ka nisur të shembet pasi ashtu është parashikuar nga plani i rindërtimit. Familjarët kanë bërë rezistencë pasi mendojnë se nuk ka pse të shembet vila, sepse sipas tyre nuk prish projektin e rindërtimit. 

Sakaq ata pretendojnë se nuk ka marrë dëmshpërblim për godinën, kurse lidhur me shembjen shprehen se janë njoftuar me shkrim. Pas rezistencës policia ka shoqëruar disa prej familjarëve, ndërsa pasi pasi vila u boshatis nga pajisjet dhe orenditë, ka filluar shembja e godinës së parë. Në katin e 3 të godinës  policia ka gjetur disa bidona me benzin.

Familja prej 11 anëtarësh ka kundërshtuar shembjen e godinës në pronësi të tyre pasi sipas tyre shembja është e jashtligjshme pasi ata i janë drejtuar gjykatës e cila duhet të marrë vendim. Në këtë godinë 3 katëshe ushtron aktivitetin një qender bamirësie e cila merret me fëmijet me probleme, qendra shendetësore e fshatit, kopshti i fshatit si dhe disa biznese private dhe në katin e 3 te saj banon familja prej 11 anëtarësh.

Si pasojë e planit të rindërtimit do të shemben dy banesa dhe dy godina shërbimi 1 deri 3 kate. Njëri prej familjarëve i revoltuar ka thënë se kjo është e paligjshme pasi duhet të presin derisa gjykata të marrë vendim. 

"Si botohet, si merrka vesh shteti me qytetarin. Brenda 24 orëve më bini fadromën. Unë jam pronari i kësaj vile. Të dali kryeministri vetë e të thotë ku e ndërton kjo ndërtesë një plan ndërtimi me 18 hektar, ku e pengon. Ai të presë vetëm vendimin e gjykatës. Unë pres një vendim gjykate. Ky objekt bazohet në 500 m katror ndërtim. Shteti të më japë kohë të shkurtër që të drejtohem në gjykatë. Si mund të sjellësh ti fadromën unë kam fëmijët aty. Do të sjell edhe vërtetimin e fëmijës që e kam nxjerrë nga spitali para dy ditësh", tha pronari i familjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:54
Familjarët bënë rezistencë/ Fillon shembja e vilës në Bubq e cila preket nga projekti i rindërtimit (VIDEO)

Fillon shembja e vilës në Bubq e cila preket nga projekti i rindërtimit.

Ndonëse familjarët bënë rezistencë dhe kërkuan kohë derisa ta dërgonin çështjen në gjykatë, INUK nuk ka pritur por ka vijuar aksionin dhe në këto momente ka filluar shembja e godinës së parë.