Rindërtimi në Tiranë/ 5.6 mln dollarë grante cash për riparimin e banesave! Rama: Pagesën do e marrin të gjithë! Veliaj: Të premten nis ndërtimi i 50 banesave individuale në Farkë

Qeveria ka nisur shpërndarjen e granteve prej 5.6 milionë dollarë për riparimin dhe meremetimi vetjak i banesave të dëmtuara nga tërmeti në Tiranë. Nga këto grante përfitojnë banorët e atyre banesave të cilat kanë pësuar dëme të lehta dhe të mesme dhe që kanë nevojë vetëm për rikonstruksione të lehta, duke marrë pagesë me para në dorë. Nga këto grante në Tiranë përfitojnë 200 familje në banesa individuale dhe 2882 familje në banesa kolektive. Shuma totale e granteve për riparimin vetjak të banesave shkon në 80 milionë dollarë në të gjithë zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa nga kjo bashkia Tiranë shpërndan 5.6 milionë dollarë grante.

Kryeministri Rama u shpreh se 80 milionë dollarë i kushtohen vetëm granteve për meremetimin sipas shkallëve të dëmeve të banesave nga tërmeti në të gjithë zonat e prekura, ndërsa në Tiranë janë dhënë grantet për përfituesit e parë dhe pritet që në javët në vazhdim ta marrin edhe 5100 familje të tjera. Rama tha se punë po ecën edhe me banesat kolektive ku në Tiranë shumë shpejt do të nis shembja e godinave të pabanueshme dhe ndërtimi i të reja që do të strehojë ata banorët në shtëpi të reja dhe me kushte shumë herë më të mira.

 "Aktualisht Bashkia Tiranë ka 5.6 milionë dollarë në proces dhe nga ana tjetër jemi në procesin e fillimit konkret në terren të punës për ndërtimin e shtëpive. E gjithë çështja është që qytetarët duhet të kuptojnë se kjo e sotmja është vetëm një pjesë pasi bashkia po i bën miratimet me lote dhe janë dy mbledhjet e tjera të këshillit bashkiak ku do të miratohen 5100 dosje të tjera përveç këtyre që po lëvrohen fondet drejtpërdrejtë për familjet e dëmtuara. Sot që flasim kemi në total nga bashkitë e prekura nga  tërmeti 19 880 përfitues të ndarë në 3 kategori sipas dëmeve të banesave. E fundit që kam lidhur me procesin për të nisur zbatimin në ndërtimin e banesave kolektive merr pak më shumë kohë se ndërtimi i shtëpive individuale. Në bashkinë  e Tiranës do të fillojë dhe shembja e godinave të pabanueshme dhe të parindërtueshme dhe të gjithë banorët do të marrin shtëpi të reja me kushte shumë herë më të mira", tha Rama.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se për Tiranë janë akorduar nga qeveria 700 milionë lekë, nga të cilat 560 milionë lekë si pagesa cach dhe të tjerat për rregullimin e ambienteve të përbashkëta. Veliaj tha se nga ky proces janë skualifikuar 300 dosje, dhe kryesisht janë ata që kanë pasur nga dy shtëpi në Tiranë.

"Qeveria ka akorduar mbi 700 milionë lekë, nga ku 560 milionë lekë pagesa cach dhe të tjerat me rregullimin e ambienteve të përbashkëta. Kemi rreth  300 dosje të skualifikuara dhe janë ata që kanë pasur një shtëpi të dytë në Tiranë.  Të premten në farkë nis punë me ndërtimin e 50 shtëpive të para individuale, ndërsa lagja e parë që do të ndërtohet është Vaqarri", tha Veliaj.

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj tha se të premten nisin punimet për ndërtimin e 50 banesave të para individuale në Farkë.

"Të premten do të inauguroni fillimin e punimeve në Farkë për 50 njësitë e para individuale. Ndërkohë në disa bashki të tjera bëhemi gati për fillimin e rindërtimit të njësive individuale, sepse procesi ka mbaruar. Ndërtimi i banesave kolektive urbane kërkon pak më shumë kohë. Besojmë se në fund të shtatorit në gjithë zonën e dëmtuar do të kemi punë në terren", tha Ahmetaj

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pyetje: 15/07/2020 00:44

    Ore,po Fasadat e Pallateve,te 21 Dhjetori,edhe aty te ing e nderimit deri te Mozaiku i Vilës Romake,pse nuk i Suvatoni,lyeni e rregulloni?!Pallatet ParaFabrikate vishini me Kapot-

    Përgjigju
  • lili: 14/07/2020 13:28

    po ate unazen e re kur do e sistemoni se dhe atje sikur ka rene termet duket, late nam ca pushtetaresh flliqesira jeni sbete i gjo sic duhet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës