Rindërtimi pa TVSH e taksë infrastrukture, eksperti: Lehtësira të tilla krijojnë vend për abuzime

Të gjitha kompanitë që do të marrin pjesë në procesin e rindërtimit, ndërtimit dhe riparimit të ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit do të përjashtohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe TVSH-ja. Tashmë të gjitha subjektet e autorizuara për të marrë pjesë në këtë proces nuk do të paguajnë vlerën që iu takon për këto dy taksa. Por për ekspertin e ekonomisë Zef Preçi përjashtime të tilla krijojnë vend për abuzime, dhe do të ndikojë negativisht në buxhet.

“Heqja e taksës së infrastrukturës praktikisht për mendimin tim do të ndikojë negativisht tek të ardhurat që do të ketë pushteti vendor pas procesit të rindërtimit. Kjo taksë mund të ishte më e ulët në zonat ku po ndërtohet ose për një periudhë kohe të ulej, por jo të hiqet. Çfarëdo lloj favorizimi që bëhet ndaj një kompanie përdoret nga kompani të tjera për të përfituar nga përjashtimi. Do të shndërrohet në një mekanizëm ku kompani që sot janë kontribuues, nesër mund të jenë përfitues”, thekson eksperti.

Preçi thekson se zgjidhje për këtë situatë, pa lënë hapësira për evazion, do të ishte konkurrimi i kompanive private për të ofruar çmimin me të cilin do të ndërtojnë një metër katror. Sipas tij në këtë mënyrë do të uleshin edhe kostot.

“Do të kishte kuptim ulja e kësaj takse nëse kjo do të reflektonte në koston për metër katror. Duhet të kishte një proces tenderimi që kompanitë të konkurrojnë për çmimin për metër katror dhe me kosto analitike, ku hyjnë edhe taksat. Me gjithë qëllimin e mire, ekziston rreziku që nga njëra anë shtohet evazioni, shtohen fitimet e pamerituara të kompanive dhe pakësohen të ardhurat buxhetore dhe nuk diktohet në uljen e kostos për metër katror”, shpjegon Preçi.

Të dy vendimet për përjashtimin e subjekteve që marrin pjesë në rindërtim janë publikuar tashmë edhe në fletoren zyrtare.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin