Rindërtimi pas tërmetit/ Ministri turk: Brenda 6 muajve u japim çelësat e 500 shtëpive në dorë! (VIDEO)

TIRANE-Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit turk Murat Kurum deklaroi se nëse projekti për ndërtimin e 500 banesave në Laç do të nisë në fund të muajit janar, atëherë brenda 6 muajve do u dorëzojnë të prekurve nga tërmeti çelësat e shtëpisë së re.

"1500 çadra i kemi vendosur në dispozicion të shtetit shqiptar. 500 banesat nëse i fillojmë në fund të janarit në përshtatje me kulturën tuaj të jetesës, duam që brenda 6 muajve ta përfundojmë këtë projekt dhe t'ua dorëzojmë vëllezërve shqiptarë. Përsa i përket objekteve të tjera të shërbimeve do të bëjmë përpjekje ti plotësojmë kërkesat" tha ai.

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj u shpreh se puna për rindërtimin e 500 banesave ka filluar. Ai theksoi se deri në fund të vitit të gjitha familjet në fshat do të jenë në shtëpitë e reja, ndërsa në pranverën e 2021 do të nisë akomodimi në lagjet e reja.

"Turqia ka marrë angazhimin për ndërtimin e 500 shtëpive në Laç, sikur jemi dakordësuar. Sot diskutuam në detaje për projektin, që shkon përtej ndërtimit të banesave për strehim, por merr formën e një poli të ri urban. Është një model i ri. Dua të ndaj disa detaje të projektit.

Puna për rindërtimin ka filluar, projekti mendohet 500 banesa për ata që humbën banesat për zonën e Thumanës dhe Laçit, shoqëruar me ambiente komercale dhe shkollën dhe ndërtesën e bashkisë së Thumanës. Konceptim urbanistik, që do i mbijetojë kohës. Procesi i rindërtimit po vijon me hapa të shpejtë.

Do të ndjekim hapat dhe afatet që vendosëm me ministrin turk dhe stafin e tij. Rindërtimi ka filluar, qeveria po vlerëson sajtet e tjera ku do të ndërtohen zonat urbane në Durrës, Tiranë, Kavajë, Thumanë apo Krujë dhe Lezhë. Deri në fund të vitit të gjitha familjet në fshat të jenë në shtëpitë e reja. Në pranverën e 2021 të shohim lagjet e reja dhe akomodimin e atyre familjeve që janë me qira" tha ai.

Pas Ahmetajt, ministri turk zhvilloi një takim edhe me Presidentin Ilir Meta. Presidenti Meta i shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e menjëhershme që qeveria turke i ofroi Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.  Kreu i Shtetit e falenderoi gjithashtu edhe për angazhimin e Turqisë dhe Presidentit Recep Tayyip Erdogan për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit për të prekurit nga tërmeti në zonën e Kurbinit. Presidenti Meta theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Turqinë, me qëllim forcimin e kapaciteteve të Emergjencave Civile në vendin tonë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtësia po vjen: 10/01/2020 11:22

    Loj e pisët..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave