Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me buxhetin e vitit 2024 do të përfundojnë investimet në 30 shkolla, si dhe do të hapen kantiere të reja në institucionet arsimore nga veriu në jug.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama tha lajmin se shkolla "Havzi Nela" sapo ka hapur dyert e rilindur, me financim të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Kukës, duke ofruar kushte më të mira për 1 mijë nxënësit dhe mësuesit e këtij gjimnazi.
"Shkolla "Havzi Nela" sapo ka hapur dyert e rilindur, me financim të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Kukës, duke ofruar kushtet më të mira për 1 mijë nxënësit dhe mësuesit e këtij gjimnazi, më i madhi i qarkut verilindor.
Me buxhetin 2024 përfundojmë investimet në 30 shkolla dhe hapim kantiere të reja në institucionet arsimore nga veriu në jug",- shkruan Rama.