Shkolla 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’ në qytetin e Shkodrës do të rikonstruktohet.

Me një pamje krejtësisht të re dhe kushte bashkëkohore, shkolla do të presë së shpejti në mjedisin e saj të ri 800 nxënës dhe mësues.

Video e punimeve nga shkolla u shpërnda ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama në llogarinë e tij në Facebook.