Kolaudimi i mjeteve ka ecur me ritme pozitive që prej fillimit në 31 maj të këtij viti. Edhe pse aktualisht po kryhet kontrolli teknik vetëm për disa lloje mjetesh, të tilla si kamionë, autobusë, taksi, mjete shtetërore apo ambulanca, brenda një muaj janë kolauduar 15,167 mjete.
Sipas të dhënave të siguruara pranë DPSHTRR-së rezulton se numri më i madh i mjeteve të kolauduara janë mjetet 4+1 dhe 8+1, ku përfshihen mjetet shtetërore, taksitë, furgonët e transportit të mallrave apo pasagjerëve apo edhe makinat e importuara dhe që nuk janë kolauduar. Janë mbi 10 mijë mjetet të kolauduara që i përkasin kësaj kategorie.
Më pas janë 3.179 kamionë që i janë nënshtruar kontrollit teknik, ndjekur nga autobusët me 1156 kolaudime, më pas janë rimorkiot me 617 si dhe motomjetet me 120 kontrolle.
Edhe pse ka më pak se një muaj që ky shërbim ka rifilluar nuk e kanë kaluar kolaudimin 2,607 mjete të cilave u është kërkuar ri-testim për shkak të problemeve që kanë shfaqur. Pra rreth 17% e mjeteve që janë paraqitur për kolaudim nuk kanë kaluar, prej të cilave 667 makina rrezikojnë të mos qarkullojnë në rast se nuk e kalojnë për herë të dytë kolaudimin.
Kolaudimi nisi pas 5 muajsh i pezulluar pasi përfundoi kontrata e koncesionint për këtë shërbim, i cili tanimë është nën administrimin e shtetit.
K.T.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.9%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2949
Lajme të tjera
-
Basketboll meshkuj/ Fillon faza play-off, Besëlidhja fiton ndaj Tiranës në ndeshjen e parë
25 Prill, 11:55
-
Volejboll femra/ Skënderbeu shumë i fortë për Tiranën, korçaret me një dorë te titulli kampion! Fitojnë edhe në 'Asllan Rusi' (VIDEO)
25 Prill, 11:32
-
U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin tek dera e burgut
24 Prill, 18:50
-
I burgosuri me karrocë largohet nga burgu i Shën Kollit: Faleminderit Zotit që ia arritëm kësaj dite
24 Prill, 14:18
-
Gjykata pezullon ankandin për KF Tiranën, përmbaruesi për Report TV: Çështja do hetohet në themel
24 Prill, 12:59
-
Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?
24 Prill, 10:02
-
FOTOT/ Nuk kishin firmat e nevojshme, Kryesia e Keshillit Bashkiak rrëzon kërkesën e opozitës për thirrjen urgjente të mbledhjes
23 Prill, 21:24
-
‘Çipuri’, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë vetëm pak ditë në qeli! Detajet si u lirua nga paraburgimi
23 Prill, 15:26
-
Volejboll/ Tirana fiton 1-3 derbin e parë me Partizanin, bardheblutë marrin avantazhin me përmbysje
23 Prill, 14:59
-
FOTOT/ Rama ndan pamjet nga kantieri i Mozaikut të Tiranës: Një tjetër stacion modern që do tërheqë turistët
23 Prill, 14:11
-
3-vjeçari vdiq pas ndërhyrjes në dhëmbë, një grup mjekësh italianë do kryejnë ekspertizën
23 Prill, 12:19
-
Dy gola për t'u përmbysur dhe java vendimtare derbi, Erbim Fagu: S'e kam mendjen te Partizani, na duhet finalja e Kupës
23 Prill, 12:16