Rinoceronti mashkull që ruhet
24 orë, i vetmi në të gjithë botën

Rinoceronti mashkull që ruhet<br />24 orë, i vetmi në të gjithë botën
Në botë ekziston vetëm një rinoceront i bardhë mashkull dhe ai mbahet 24 orë nën vëzhgim.
 
Deri në korrikun e vitit 2015 në botë kishte dy të tillë, por rinoceronti Nabire ngordhi duke e lënë Sudan të vetmin thesar të kësaj race në botë.
 
Në pamje të parë kafsha bën jetën që kanë edhe rinocerontët e tjerë, por shkalla e lartë e sigurisë që e përndjek dëshmon që është i vetmi mashkull i këtij lloji në të gjithë botën, ndoshta e pakuptueshme për kafshët por shumë e qartë për njerëzit.
 
Fatu dhe Najin, rinocerontët femra mbahen nën vëzhgimin e ekspertëve të ciolët po mundohen të gjejnë një mënyrë që të shmanget zhdukja e këtyre kafshëve.
 
Të tre rinocerontët mbahen 24 orë nën vëzhgim nga roje të armatosura. Kërkesa për këto kafshë është shumë e madhe në Azi pasi gjerësisht besohet se brirët e rinocerontit shërbejnë për të shëruar shumë sëmundje.
 
Ekspertët thonë se brirët e rinoceronitit janë më fitimprurëse se droga.

[gallery]20038[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar