Rio 2016, sportistet që e kanë fituar
sfidën, mes tyre Gega e Kelmendi

Rio 2016, sportistet që e kanë fituar<br />sfidën, mes tyre Gega e Kelmendi
Lojrat Olimpike Rio 2016 priten të jenë jo vetëm një spektakël por edhe një event me plot surpriza.

Ende pa nisur janë listuar disa prej sportisteve gra dhe vajza të cilat e kanë fituar tashmë sfidën. Mes tyre është edhe atletja shqiptare Luiza Gega dhe peshëngritësja nga Kosova Majlinda Kelmendi.

''La Republica'' shkruan se skuadra shqiptare u detyrua të stërvitej në kushte të vështira për shkak të shkatërrimit të Stadiumit “Qemal Stafa” pak para fillimit të Lojrave Olimpike.

Por Luiza në vend që të shkonte në Korçë vendosi të qëndronte në Tiranë dhe të stërvitet në natyrën e liqenit të kryeqytetit.

Kelmendi është shprehur se do t’i tregoj botës se Kosova nuk është një vend i vogël me histori lufte. “Dua të tregoj anën positive të vendit tonë ku të rinjtë bëjnë sport, spektakël dhe mund të fitojnë”.

Kelmendi e cila është sportiste e xhudos përfaqëson Kosovën që merr pjesë për herë të parë në Lojrat Olimpike dhe ka në skuadër 8 atletë.

Yusra Mardini e cila përfaqëson skuadrën e refugjatëve është notare 18 vjeç nga Siria.

Zahra Nemati 31 vjeç nga Irani do të parakalojë e mbuluar dhe duke ecur me karrigen me rrota pasi është dëmtuar gjatë një tërmeti.

Erika Olivera do të përfaqësojë Kilin në ceremoninë hapëse. Në moshën 5 vjeçare kumbari nisi të abuzonte me të.

Vetëm në moshën 18 vjeçare gjeti kurajon të tregonte për dhunën e ushtruar. Këto janë disa nga sportistet të cilat vetëm me pjesëmarrjen e tyre e kanë fituar tashmë sfidën.

luiza gega
 Luiza Gega  
Majlinda
 Majlinda Kelmendi përfaqësuesja e Kosovës 
siriania
 Yusra Mardini, skudra e refugjatëve 
irani
 Zahra Nemati, përfaqësuesja e Iranit 


Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk