Rishikohet buxheti 2022/ Rriten të ardhurat me 5 mld lekë! Mbeten të pandryshuara borxhi dhe deficiti publik! Rriten shpenzimet për rindërtimin

TIRANË- Performanca e mirë ekonomike e vendit ka sjellë rritje me 5 miliardë lekë të të ardhurave në buxhetin e shtetit të vitit 2022, duke i rritur ato në nivelin 581.8 miliardë lekë për vitin 2022. Përmes një akti normativ, qeveria ka rishikuar pritshmëritë për buxhetin e vitit 2022, duke rritur të ardhurat dhe mbajtur të pandryshuar defiçitin buxhetor dhe borxhin publil.

Në relacionin bashkangjitur aktit normativ për rishikimin e buxhetit, theksohet se rishikimi i parashikimeve të të ardhurave është rezultat i performancës së kënaqshme për 10-mujorin e parë 2022.

Në aktin normativ të publikuar në faqen e kuvendit, vihet re se është rritur fondi rezervë në 3.5 miliardë lekë, fondi për politikat e të pagave krahasuar me aktin normativ korrikut shkurtohet me gati 700 milionë lekë, ndërsa shfuqizohet fondi 3 miliardë lekë i planifikuar për shpronësimet.

Një pjesë e fondeve do të shkojë edhe për rindërtim, sipas nevojave të Ministrisë së Financave. Në fillim të vitit, në funksion të rindërtimit ishte fondi 20 miliardë lekë, ndërsa pas rishikimeve të vazhdueshme arrin në 32.4 miliardë lekë.

Një pjesë tjetër e fondit të rishikuar, 1 miliardë lekë do alokohet për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të pushtetit vendor. Më rishikimin e buxhetit nuk ka ndryshim në defiçitin buxhetor, që qëndron 83.8 miliardë lekë.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare