TIRANE - Qeveria ka vendosur rishikimin dhe një herë të marrëveshjes se skanimit të kontejnerëve dhe automjeteve që hyjnë në Shqipëri. Shkak për këtë është bërë se dhe pas uljes së vlerës së skanimit me 22 euro për kontejner, sërish biznesi detyrohej të paguante tarifë shtesë në rastin e kalimit të mjetit nga një doganë në tjetrën. Në këtë mënyrë tarifa shkonte në 44 euro, madje në rastin kur nga magazine malli lëvizte pjesë-pjesë, tarifa shkonte më e lartë. Në projektligjin e paraqitur në parlament, tashmë kërkohet që për një kontejner të paguhet tarifë vetëm një herë, kur futet në Republikën e Shqipërisë.
“Përjashtimi i pagesës së tarifës së skanimit për këtë regjim doganor lidhet me shmangien e pagesës dy herë të tarifës së skanimit për të njëjtin produkt. Në momentin që një ngarkesë vjen në degën doganore të Durrësit dhe procedurën e zhdoganimit e bën në degën doganore të Tiranës, në bazë shkronjës “b”, të pikës 16, të nenit 8, të të Kodit Doganor, sistemi gjeneron deklaratën e transitit të brendshëm, për të cilën, bazuar në nenin 2, të ligjit ekzistues, subjekti duhet të paguajë tarifën prej 22 eurosh.
Në degën doganore të Tiranës, ku subjekti kryen procedurën e zhdoganimit (qarkullimit të lirë në territorin e RSH-së) prodhohet deklarata doganore e importit IM4, për të cilën, sipas nenit 2, të ligjit ekzistues, subjekti duhet të paguajë 22 euro”, thuhet në relacionin e qeverisë përsa i përket ligjit që kërkohet të ndryshohet.
Ndaj për të shmangur pagesën e tarifës së skanimit prej 44 eurosh për dy deklaratat doganore që prodhohen për të njëjtin mall, “propozohet që të përjashtohen nga pagesa e tarifës mallrat e vendosura në regjimin transit. Në këtë rast, pagesa e tarifës së skanimit do të bëhet në momentin e deklarimit, në degën e doganës së brendshme të Tiranës”. Po ashtu bëhet e ditur se rishikimi i procedurave ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive ‘S2 Albania’, sh.p.k., dhe ‘Rapiscan Systems’, Inc, bëhet në mirëkuptim mes palëve.
*Shkrimi u botua ne gazeten print Shqiptarja.com
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com