Rishkrimi i historisë, Paskal Milo: S’duhet të presim përmbysje, ka riinterpretim rreth fakteve historike! Gabim të hidhej poshtë e gjithë historiografia e shkruar në kohën e komunizmit

Akademia e Shkencave ka ngritur grupit e punës për rishkrimin e historisë së Shqiptarëve, ku do të përfshihen edhe trevat jashtështetërore, ndërsa do rishqyrtohen edhe ato pjesë të historisë sonë, apo personazheve që kanë prodhuar jo pak debat.

I ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, historiani Paskal Milo, anëtar i grupit të punës, ka dhënë më shumë detaje rreth këtij projekti, që pritet të zgjasë rreth dy vite. Ai ka sqaruar se nuk duhet të presim një përmbysje të historisë, por riinterpretim të një fakti historik, të një fenomeni, pasi një historian e shikon nga një pikëpamje të caktuar.

“Unë jam vetëm një anëtar i grupit të punës, jam ngarkuar të merrem me studimin e historisë së shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore. Historiografia është një proces gradual studimi, grumbullimi dokumentesh dhe shkrimi. Faktet janë, rrallë ka dokumente të reja sepse historianët ndër vite kanë punuar, rrallë gjen dokumente të panjohura fare, unë kam gjetur, por nuk duhet të presim përmbysje, ka rinterpretim të një fakti historik, të një fenomeni. Një historian e shikon nga një pikëpamje të caktuar”, tha Milo.

Për historinë e shkruar në periudhën e komunizmit, historiani u shpreh se do të ishte gabim të hidhej e gjitha poshtë, duke argumentuar se në atë kohë është bërë histori kombëtare nga shkencëtarë të njohur. Megjithatë ai thekson se në këtë periudhë, historianëve i është imponuar një këndvështrim marksist i historisë dhe se gjithçka është parë në një këndvështrim të njëanshëm.  

“Historiografia është një proces rishkruarje sepse ka gjëra që dalin me vonesë, dokumentet kanë një kohë maturimi dhe hapja e dokumenteve bëhet në 25 vjet, disa për 40 vjet, disa edhe fare, varet nga shkalla e sekretit që ka dokumenti. Historiografi anë kohën e komunizmit, jo të gjitha janë për t’u hedhur poshtë, do të ishte gabim i madh sepse edhe atëherë është bërë historiografi kombëtare, nga shkencëtarë të njohur të cilët, për fatin e tyre të keq, kanë qenë të kufizuar të shprehnin gjërat që kanë menduar për shkak të regjimit. Aleks Buda edhe kur ka trajtuar Historinë e Skënderbeut, është dashur ta shikojë historinë e kësaj epoke nga këndvështrimi i luftës së klasave, këndvështrim marksist që iu imponua historiografisë sonë. Historiani nuk ka qenë i lirë që rezultate e kërkimeve shkencore t’i bëjë me teza të qëndrueshme të argumentuara. Por kjo nuk do të thotë që Aleks Buda s’ka bërë studime të thelluara për historinë mesjetare shqiptare që janë edhe sot tepër të vyera. Në Periudhën e Pavarësisë nga 1912 deri në kohën e socializmit, komunizmit, patjetër që këtu imponimet ideologjike dhe metodologjia marksiste ka qenë tepër e theksuar sepse gjithçka është parë në një këndvështrim të njëanshëm”, shtoi Milo.

Historia e shqiptarëve do të rishikohet që nga kohët në antikitet, arbëreshët në Itali, arvanitasit në Greqi dhe kudo që ata janë vendosur, të cilët janë pjesë e historisë së kombit shqiptar. Në këtë rishikim të historisë do të përfshihen trevat jashtë vendit tonë, ndërsa do rishqyrtohen edhe ato pjesë, apo personazheve që kanë prodhuar jo pak debat. Në këtë projekt 2 vjeçar do të bashkëpunohet me shumë historianë, mes tyre edhe të huaj, dhe do të publikohen fakte të padokumentuara më parë. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hohoho: 01/06/2021 07:02

    Ky greko-eneveristi do vazhdoje te na shkruaje historine neve?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë