Ministria e Bujqësisë ka zhvilluar 23 takime me të gjithë fermerët në Shqipëri, për të diskutuar për problematikat e skemës së bujqësisë dhe hartimin e skemës së bujqësisë. Ministri Andis Salla, në një konferencë për mediat bëri me dije se skema e re e bujqësisë me vlerë 5.2 mld euro, do të vijë me një risi për të rinjtë. Për çdo të ri të moshës 18-35 vjeç që do të hapë biznes në blegori, parashikohen grante 7-10 mijë euro.

“Unë dua të them që kemi diskutuar për të vendosur për të rinjtë dhe të rejat nga 18 vjeç deri në 35 vjeç, mundësinë që ne t'i japim nga 7 deri në 10.000 euro, po e shikojmë me financat për të diskutuar mbështetjen financiare për të përllogaritur çdo të rinj dhe të reja që hap një biznes kryesisht në blegtori, të jetë pjesë e mbështetjes tonë. Pra ne duhet të fusim rolin e të rinjve dhe të rejave të jenë pjesë e këtij sistemi të rëndësishëm për ne që të mbështesim këtë sektor të cilit ne duhet që ta rrisim dhe të rinjtë e të reja të jenë pjesë e kësaj pakete, që në do ta vendosim në formë granti”, tha Salla.

Sa i takon sigurisë ushqimore, Salla tha se parashikohet ngritja e 6 laboratorëve.

Ndërsa fondet e IPARD të bllokuara nga BE, pritet të hapen në 6 mujorin e dytë të vitit.

Lajmi në përditësim....

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:44
Kompensimi 10%, Salla për Report Tv: Fermerët do kenë mundësi të ankohen kur grumbulluesit nuk u japin autofaturën

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi për Report Tv se skema e rimbursimit 10% për fermerët do të funksionojë vetëm nëse ata pajisen me autofaturë nga subjektet grumbulluese apo bizneset ku shesin produktet. Ai theksoi se nuk ka asnjë barrë financiare për biznesin që lëshon autofaturën, ndërsa tha se fermerët do te kën mundësi të ankohen kur grumbulluesit nuk u japin autofaturën. Salla tha për gazetaren Eliza Gjediku se do të vendoset një numër në dispozicion të fermerëve përmes së cilit do mund të ankohen.

“10% i është i rëndësishëm dhe dua që fermerët tanë të marrin autofatura nga çdo subjekt nga çdo biznes nga çdo agroturizëm sepse do të përfitojnë në 10% të çdo faturimi të tyre. Dhe ata që nuk janë të formalizuar dhe ata çfarë nuk janë akoma me një numër nipti mund të themi për fermerin, të hapin një numër nipti dhe të jenë pjesë e kësaj pakete. Biznesi, janë duke lëshuar faturën autofaturën. Nuk ka një barrë financiare për biznesin. Pra sot biznesi nëse lëshon një autofaturë për një fermer nuk ka asnjë barrë financiare. Ne i bëjmë edhe thirrje që fermerët të marrin autofatura por do të vendosim dhe një numëh kontakti që çdo shqetësim i fermerëve të kësaj natyre dhe problematikave të tjera që lidhen me 10%in me garancinë sovrane dhe orientimin se çfarë do duhen nga Ministria e Bujqësisë të kenë një numër që të kontaktojnë dhe të kemi ne atë garancinë për ta për t'i orientuar dhe për të pasur ne kohën në ndryshimet në kohë reale apo ndërhyrjet në kohën reale për problematikën”, tha Salla.

Ora 12:39
Salla për Report Tv: Garancia sovrane do rishikohet, do bëhen pjesë edhe bashkitë! Ndryshojmë mënyrën e përfitimit nga skema e naftës

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, për Report Tv thotë se me skemën e re të bujqësisë do të rritet mbështetja për blegtorët, ku parashikohen edhe grante deri në 10 mijë euro për të rinj që duan të hapin biznes në sektorin e blegtorisë. Ministri Salla i tha gazetares Eliza Gjediku se pritet të ndryshohet edhe mënyra e përfitimit nga skema e naftës.

“Ne jemi duke diskutuar të gjithë masat e reja që do të vendosim brenda pak ditësh për të aplikuar në skemën e re kombëtare. Jemi duke e rishikuar ë pjesën e aplikimit të kësaj mase të re apo masës së cilën ne e kemi mbështetur në 2025-ën ë në mënyrë që ne të gjejmë metodën dhe atë çfarë ne duhet të mbështesim për fermerët dhe nafta është një nga diskutimet që ne kemi në diskutime e sipër. Ne për pak ditë do dalim edhe me skemën e re ku do të jetë e përfshirë edhe paketa e re që do të vendosim qoftë për naftën por edhe mbështetjen e të tjerëve

Unë ju siç ju thashë më përpara ne do të mbështesim blegtorët për të rritur numrin e blegtorëve, për t'i mbështetur të rinjtë dhe të rejat me paketë financiare dhe ata që të të rrisim numrin e blegtorëve, por edhe mbështetjen financiare që ë kanë kërkuar blegtorët tanë në të gjithë takimet që ne kemi kryer në 12 qarqet e Shqipërisë dhe do të jetë një sektor prioritar për masat e reja që ne do të do të krijojmë", tha ministri.

Ndërkohë, sa i takon garancisë sovrane Salla tha se pritet të përfshihen edhe bashkitë. 

"Garancia sovrane se kemi pasur takim me guvernatorin dhe bankat e nivelit të dytë për të lehtësuar dhe për të pasur ne mundësi jo vetëm për orientimin që do t'i kryejmë fermerëve për të aplikuar dhe për të qenë ata pjesë e kësaj mase dhe pakete ndaj tyre por edhe për t'i dhënë mundësi që me mbështetjen e AZHBR-së, me mbështetjen e numrit që ne kemi vendosur për ta dhe me agropikat që kemi në terren por duke përfshirë këtu për herë të parë mund të themi dhe bashkitë që të krijojnë ato akses dhe mundësi që t'i mbështesim duke na orientuar e duke thënë që bashkia të kalojë në një çek në të gjithë aplikimet që ne do të kryejmë”, tha Salla.

Ora 11:55
Përmbytjet/ Salla: Do të nisë kompensimi i fermerëve, po punohet për skemë sigurimi sipas modelit turk

Një grup pune është ngritur për të verifikuar dëmet nga përmbytjet në bujqësi. Ministri Andis Salla në konferencë për shtyp tha se do të niset me kompensimin e fermërëve të prekur. Por, qeveria synon t’i shmangë probleme të tilla nga përmbytja. Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Financave janë duke punuar për një skemë sigurimi të bujqësisë sipas modelit turk.

“Siç ju e keni parë, ne kemi qenë në terren bashkë me emergjencat civile, Ministria e Bujqësisë, por edhe bashkive të vendit, për të verifikuar dhe të pasur në kohë reale dhe mbështetjen ndaj atyre fermerëve që janë prekur kryesisht në territor, qoftë te blegtoria që ne e kemi çuar një paketë mbështetje për ushqimin e kafshëve por edhe familjeve që u prekën nga përmbytjet që kanë kaluar në mbështetjen e menjëhershme nga institucionet, si bashkia, apo edhe AKMC-ja. Kemi bërë një grup të përbashkët midis Ministrisë së bujqësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhe shumë shpejt do të kalojmë në mbështetjen e tyre. Çdokush do të mbështetet si masë e procedurave që ne do të vendosim. Shumë shpejt do dalim me një raport të përbashkët. Jemi duke punuar edhe me Ministrinë e financave për sigurimin e bujqësisë, sigurimin e fermave, sigurimin e të gjithë bizneseve të procesit të bujqësisë që ta kalojmë në një hap tjetër që nesër ne mos të kemi problematika të kësaj natyre. Jemi duke marrë modelin turk si model”, tha Salla.

Ora 11:45
Ministri Salla: Po ndërtojmë 7 laboratorë të rinj në vend për të garantuar sigurinë Ushqimore

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla thotë se shumë shpejt do të nisë ndërtimi i 7 laboratorëve për në vend për të garantuar sigurinë ushqimore.

“Jemi duke bërë dhe formatimin e pjesës së stafit të të AKU-së dhe sektorëve të tjerë, në mënyrë që ne të përafrojmë të gjithë strukturat me qasjen që ne do të kemi në raport me sigurinë ushqimore. Brenda pak ditësh ne fillojmë edhe nga ndërtimi i laboratorëve”, tha Salla.

Ora 11:40
Skema e re e Bujqësisë/ Salla: Do të dyfishojmë mbështetjen për bletarinë, kemi 600 mijë koshere, qëllim të arrijmë 1 milion 

Me skemën e re të bujqësisë, ministri Andis Salla tha se synojnë të dyfishojnë mbështetjen për bletarinë. Nga 600 mijë koshere në vitin 2025, Salla tha synojnë të shkojnë në 1 milionë koshere.

“Nga 2020-ta deri në 2025-ën mbi 300,000 koshere dhe kemi arritur mbi 600,000. Ne duhet na çojmë në 1 milionë që është mundësia që ne ta dyfishojmë mbështetjen ndaj në bletarisë, që është sektori i rëndësishëm, përveç bletarisë që do të mbështesim në masën më të madhe, por kanë edhe 10% e çdo kilogrami mjalti që do të jenë pjesë e këtij zinxhiri që ne kemi vendosur në mbështetje të tyre”, tha Salla.