Risi në kryeqytet/ Shumë shpejt një park edukativ për t'i mësuar fëmijëve rregullat e qarkullimit

Risi në kryeqytet/ Shumë shpejt një park edukativ për t'i mësuar fëmijëve rregullat e qarkullimit

TIRANË- Shumë shpejt qytetit do t'i shtohet një Park Publik Edukativ, ku fëmijët do të mësojnë sjelljen në rrugë, rregullat e qarkullimit e si të jenë sa më të kujdesshëm dhe bashkëpunues. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili tre ditë më parë u betua për një mandat të dytë në shërbim të qytetarëve. 

Përmes një postimi në facebook, Veliaj thekson se në katër vitet e para e kemi parë qytetin në sytë e një fëmije, ndaj çdo projekt ka qenë gjithmonë miqësor me të vegjlit e Tiranës, ndërsa premton se puna nuk do të ndalet.

“Edukata më e mirë merret që në fëmijëri! Këto 4 vite e kemi parë qytetin në sytë e një fëmije, ndaj çdo projekt ka qenë gjithmonë miqësor me të vëgjlit e Tiranës. Shumë shpejt qytetit do t'i shtohet një Park Publik Edukativ, ku fëmijët do të mësojnë sjelljen në rrugë, rregullat e qarkullimit e si të jenë sa më të kujdesshëm dhe bashkëpunues”, thekson Veliaj.

Filozofia e ndërtimit të qytetit në katër vitet e para u fokusua tek fëmijët, të cilët janë tashmë dhe avokatët më të mirë të çdo projekti të ri ambicioz të Bashkisë së Tiranës. Nuk mund të lëmë pa përmendur rikonstruksionin e çerdheve, kopshteve në të gjithë kryeqytetin, ndërkohë që ka nisur puna për ndërtimin e shkollave të reja, të cilat do t’i japin fund një prej problemeve më të mëdha që nga vitet ’90: mësimit me dy turne. Veliaj i ka shpallur luftë mësimit me dy turne në shkollat e Tiranës dhe zgjidhja po vjen me ndërtimin e 17 shkollave të reja. Pavarësisht skepticizmit në fillim nga shumë persona, Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Veliajt ia doli që të ndërtojë kënde lojërash në çdo lagje në kryeqytet, mbi 50, ku më i madhi është ai në Parkun e Madh të Liqenit Artificial.

78

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale