Rreth 22 të rinj nga Belgjika janë përfshirë në një projekt të ideuar nga të rinjtë shqiptarë në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” në qytetin e Beratit.
 
Projekti që mban emrin “Vullnetar” pasi është publikuar online është pëlqyer nga të rinjtë belg, të cilët kanë kontribuuar në zbatimin e këtij projekti. këta të rinj vijnë nga qytete të ndryshme të Belgjikës dhe nga përvoja të ndryshme universitare.
 
Ata kanë premtuar se do të ndihmojnë, jo vetëm me fonde, por edhe do të kontribuojnë vetë në atë projekt që do të investohen këto fonde.
 
Koordinatori Altin Qefalia tregon sesi u bë i mundur realizimi i projektit të përbashkët.
 
Dy studentet nga Belgjika,Emili dhe Tesa, liderë të  grupit tregojnë se kjo eksperiencë u ka shërbyer edhe për shkëmbimin e kulturave midis dy vendeve.
 
“-Ne jemi një organizatë nga Belgjika që erdhi për të bënte një shkëmbim përvojash dhe për të bërë një ndryshim në shkollë.
 
Dhe ndryshimet që do të bëjmë  duket se janë të mëdhaja, sepse neve sa nisëm punën për të lyer kangjellat e shkollës vumë re që njerëzit erdhën jo vetëm për të na falënderuar, por dhe nisën që të na ndihmonin. Ky është ndryshim vërtetë i madh.”
 
Të rinjtë nga Belgjika shprehen se u ka pëlqyer shumë Berati dhe se ndihen të kënaqur nga mikpritja e banorëve të këtij qyteti. 


dy.b/shqiptarja.com