Risitë e gjeneratës së re të iPhone-ëve

IPhone 5 është një celular i "zgjuar", apo smartfon i prodhuar nga kompania Apple. Kjo është gjenerata e gjashtë e iPhone-ëve, dhe është pasardhësi i iPhone 4S. Ky smartfon është një model më i hollë dhe më i lehtë. Ai përmban një ekran 4-inç me një rezolucion të lartë. Procesori i celularit, apo 'motori' i cili fuqizon celularin quhet ARMv7, apo 'Apple A6'. Sistemi operativ i iPhone 5-sës njihet si iOS 6 dhe mbështet edhe lidhjet 4G, që momentalisht janë shumë të kufizuara në SHBA dhe në Angli.

iPhone 5 vjen në tre versione të ndryshme; 16, 32, ose 64 GigaBytes, që përfaqëson memorien e celularit. Por në sistemin operativ nuk ka asnjë ndryshim midis tre versioneve. Disa nga veçoritë e iPhone 5 përfshijnë kamerën 8 MegaPiksëllsh mbrapa, e cila mund të përdoret edhe për video HD(High Definition - 1080p), si dhe kamera 1.2 MegaPiksëlls përpara, e cila edhe kjo mund të përdoret për video HD (720p). Bateria zgjat për 8 orë duke folur, dhe deri në 225 orë pa përdorur. Kurse me përdorimin e Internetit, bateria zgjat deri në 8 orë me lidhjet 3G, 8 orë me lidhjet 4G, dhe 10 orë me lidhjet Ëi-Fi.

"Gabimet" e iPhone 5
Përshtypjet e para të smartfonit kanë qënë disi pozitive. Ajo që ka zemëruar njerëzit së shumti ka qënë aplikacioni i hartave, 'Maps'. Ky aplikacion ishte ndërtuar nga vetë Apple, ku më parë kjo e fundit përdorte aplikacionin e hartave të Google-s. Dhe meqënëse ky ishte versioni i parë i këtij aplikacioni, ky kishte shumë gabime, ku shumë rrugë, ura, dhe ndërtesa mungonin, apo ishin të ngatërruara. Për shkak të këtyre problemeve, Apple më vonë pushoi nga puna menaxherin e hartave Richard Ëilliamson. Kritika të shumta nga konsumatorët kanë marrë edhe disa pjesë hardueri të celularit, si dhe një hije lejla që shfaqej në fotot e marra.

Produkti i ri Apple edhe në Shqipëri
Prezantimi i iPhone 5 u bë më 12 Shtator të 2012-s, në një eveniment të kompanisë Apple, me sloganin e celularit "Gjëja më e madhe që i ka ndodhur iPhone-it që nga iPhone-i". Pas dy ditësh, pikërisht më 14 Shtator, Apple filloi të merrte dhe porositë e para të celularit. Duhet theksuar se brenda 24 orëve, ishin porositur mbi 2 milionë të tillë, edhe pse fillimisht celulari ishte vetëm për SHBA-në. Pak ditë më vonë "celulari i zgjuar" u shit deri në pesë milionë cope. IPhone 5 doli në treg në SHBA zyrtarisht më 21 Shtator, ku kërkesat i tejkaluan furnizimet që në orët e para. Ky tejkalim furnizimeve është quajtur nga vetë kompania Apple si e 'jashtëzokonshme', ku porositë për iPhone 5 kanë qënë 20 herë më të mëdha se para-ardhësit e tij.

Më 3 dhjetor Apple njoftoi se iPhone 5 do të dilte në tregjet e më shumë se 50 shteteve të tjera, ku bënte pjesë edhe Shqipëria. Data e caktuar nga Apple është 14 Dhjetori. IPhone 5 si fillim mund të blihet vetëm në dyqanin 'Molla', ngjitur me Sky Toëer në Tiranë, i cili është i vetmi dyqan i autorizuar në Shqipëri nga vetë Apple për shitjet e produkteve të saj (Molla.al). Detaje të mëtejshme të ardhjes së iPhone 5 nuk janë bërë të ditura nga kompania. Detajet do të postohen menjëherë në faqen e internetit Tech.al, ku mund të gjeni lajmet më të fundit rreth produkteve të Apple, si dhe lajmet më të fundit nga teknologjia dhe shkenca.


SKENDERMAN "LUFTON" NE IPHONE

Prej të paktën një muaji lojërave në celularë u është shtuar edhe një lojë me heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu. Udhëheqësi shqiptar rizgjohet në këtë mënyrë në version elektronik ku historia bëhet në një fushëbetejë të pazakontë. Një grup të rinjsh nga Kosova, të pasionuar pas teknologjisë dhe dizajnit, janë bërë bashkë për ta "rikthyer" Skënderbeun në betejë.

Dhe ndryshe nga emërtimi historik Skënderbeut i ka ndryshuar prapashtesa osmane, "beu" e zëvendësuar më fjalën "man" sikur e kanë heronjtë e ndryshëm të filmave hollivudianë si Spiderman apo Batman. Kështu videoloja më e re, quhet "Skenderman" dhe zhvillon betejat e saj në territore të ngjashme me ato ku heroi kombëta ka luftuar kundër pushtuesve osmanë.

Aplikacioni është bërë në "Graphsix Studio". Dorjan Berishaj, Agon Avdimetaj, Esat Pllana, Rron Bajri, Durim Nikçi, Etrit Tahiri, Adnan Imami e Durim Aliu, janë ekipi që ka krijuar këtë lojë, e cila kishte fituar edhe një çmim në garën e aplikacioneve "AppCamp Kosova". Betejat e para të Skënderman janë fillimisht në iPhone.

Shkrimi u publikua në Suplementin Fundjava, në gazetën Shqiptarja.com(print), 14 dhjetor 2014
(ad.ti/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime