Ristrukturimi/Shkrihen 8 ministri në
pikëpyetje fati i mijërave punonjësve

Ristrukturimi/Shkrihen 8 ministri në<br />pikëpyetje fati i mijërave punonjësve
Çfarë do të ndodhë me fatin e qindra punonjësve dhe me godinat e tetë ministrive që do të shkrihen, do të shndërrohen thjeshtë në agjenci apo do të kalojnë në varësi të superministrive të reja, në formë drejtorish? Kjo është pikëpyetja e madhe që ngre platforma për ristrukturimin e organeve të qeverisjes qendrore.

Plani i prezantuar për reformën radikale në të gjitha degët e qeverisjes së vendit pritet të prodhojë pashmangshmërisht një administratë më të vogël dhe për rrjedhojë qindra mijëra punonjës jashtë zyrave të shtetit. Dokumenti i riorganizimit të institucioneve eliminon tetë ministri të rëndësishme, duke i shndërruar në drejtori në varësi të disa ministrive të tjera.

Zbatimi në praktikë i kësaj platforma pritet të prodhojë fshesën më masive në administratën publike, pikërisht duke përmbysur organigramat e organeve aktuale. Sipas dokumentit, funksionet e Ministrisë së Integrimit do t’i ushtrojë Ministria e Jashtme. Ministria e Jashtme do të mbulojë me një drejtori brenda saj edhe procesin e integrimit.

Nuk dihet se çfarë do të bëhet me godinën e Ministrisë së Integrimit dhe me punonjësit e saj, të cilët sigurisht që nuk mund të ruajnë pozicionet e punës në drejtorinë e Ministrisë së Jashtme. Të njëjtin fat do të ketë edhe Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës.

Ministria e Transporteve do të funksionojnë si një drejtori e posaçme brenda Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, sikundërse edhe çështjet e industrisë. Për rrjedhojë, vetëm një numër i vogël punonjësish të kësaj ministrie mund të akomodohen në drejtorinë e re.

Ndërkaq, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë do të shkrihet gjithashtu si nocion dhe disa kompetenca të tilla do të kalojnë në Kujdesin Social pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkaq, Rinia kalon në varësi të Ministrisë së Arsimit, ndërsa Puna në varësi të Financave.

Copëtimi i kësaj ministrive pritet të ketë impakt në fatin shumë punonjësve të saj, të cilët nuk do t’i ruajnë dot pozicionet në tre ministritë përkatëse. Edhe Ministria e Inovacionit Administratës Publike do të shkrihet, ku Administrata Publike përsëri do të funksionojë si një drejtori e pavarur, DAP, sikundërse ka qenë më përpara. Edhe Ministria e Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Ministria e Shteti për Çështjet Vendore do të shkrihen.

Tre superministri
Platforma për riorganizimin e institucioneve të qeverisjes qendrore parashikon kalimin e Ministrisë së Ekonomisë se pjesë e Ministrisë e Financave. Gjithashtu, ‘puna’ si funksioni kryesor i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, kalon në varësi të Ministrisë së Financave, duke krijuar një superministri. Ministria e Energjisë shndërrohen në ministrinë e dytë më të madhe, me kalimin si pjesë të saj të Ministrisë së Transporteve. Bashkimi i Turizmit me Ministrinë e Mjedisit do të krijojë gjithashtu një superministri. Skema e re fuqizon edhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Arsimit.
 
Ministritë që shkrihen
 Ministria e Integrimit Evropian
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Zhvillimit Urban
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
Ministria e Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike
Ministria e Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ministria e Shteti për Çështjet Vendore 

Fati i ministrive që shkrihen
Ministria e Integrimit Evropian kalon si drejtori e Ministrisë së Jashtme.
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës bëhet pjesë e Ministrisë së Energjisë.
Ministria e Ekonomisë bëhet pjesë e Ministrisë e Financave.
Ministria e Zhvillimit Urban, krijohen Krijohet Fondi i Strehimit dhe Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informate
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Rinia kalon në varësi të Ministrisë së Arsimit, Kujdesi Social i kalon Ministrisë së Shëndetësisë, Puna kalon në varësi të Ministrisë së Financave.
Ministria e Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike, shkrihet si ministri, DAP mbetet drejtori.
Ministria e Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, shkrihet si ministri.
Ministria e Shteti për Çështjet Vendore, bëhet Inspektorat.   
 

Ministritë e reja që krijohen
 Ministria e Shtetit për Diasporën
Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrëseve
Ministria e Jashtme
Ministria e Brendshme
Ministria e Mbrojtjes
Ministria e Drejtësisë
Ministria e Kulturës
Ministria e Financave, Ekonomisë e Punës
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Ministria e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social
Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit 
 

Qeveria e re takim dy ditor në Vlorë për mandatin e ri
Pas shpalljes së emrave të qeverisë së re, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin me ministrat e rinj në Vlorë. Kryeministri vijon që t’i qëndrojë traditës, pasi edhe para 4 viteve, mbledhjen e parë me ministrat e zhvilloi në qytetin ku u zgjodh deputet.

Rreth orës 18:00 të pasdites së djeshme, kryeministri dhe ministrat kanë mbërritur në Llogara për të nisur mbledhjen e parë pas zyrtarizimit ditën e djeshme. Mbledhja me 13 ministrat dhe zëvendëskryeministren realizohet me qëllim vendosjen e piketave dhe objektivave për qeverisjen në 4 vitet e ardhshme.

Kabineti i ri qeveritar do të qëndrojë në Vlorë për dy ditë, ndërsa në mbledhjen informale me 13 ministrat dhe zv/ Kryeministren do të përcaktohen kompetencat për secilën ministri, drejtoritë e varësisë, por edhe godinat e reja pas ristrukturimit dhe shkrirjes që pësuan disa ministri. Qeveria e re do të punojë edhe për të gjithë kuadrin e nevojshëm ligjor që të bëjë të zbatueshme reformën e fortë në institucione.

Në mbledhje përpos ministrave të rinj janë të pranishëm edhe kryetari i ardhshëm i Kuvendit, Gramoz Ruçi, por edhe pasuesi i tij në Grupin Parlamentar, Taulant Balla.

Ruçi dhe Balla ndodhen në takim, pasi ashtu sikur paralajmëroi Rama dy ditë më parë në mbledhjen e Asamblesë, puna e kabinetit qeveritar do të jetë në koordinim të plotë me grupin parlamentar. Takimi dy ditor i Ramës me ministrat zhvillohet në masa të larta sigurie, pasi zona është e blinduar nga efektivë policie.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë