Kur bëhet fjalë për të eksperimentuar me veshjet këngëtarja kosovare Rita Ora nuk i trembet aspak kësaj gjëje.

Ajo ka darkuar me ish të dashurin e saj Dave Gardner mbrëmjen e djeshme.



Rita është shfaqur rrëzëllitëse, e veshur me të bardha.

22 vjeçarja së fundmi po punon edhe si imazh i linjës së veshjeve të mbretëreshës së popit Madonna.



Për këtë ajo duhet të jetë në formë të shkëlqyer.

Sigurisht që kjo gjë bie në sy menjëherë sapo e sheh këngëtaren bukuroshe.



Rita ka shijuar darkën në praninë e ishit të saj por edhe të disa miqve.

(b.t/shqiptarja.com)

2/3