Rita Ora dashurohet
me mikun e David Beckham

Për të ka patur spekulime të shumta në lidhje me historitë e saj të dashurisë, por mesa duket Rita Ora ka nisur një lidhje serioze. Sipas mediave britanike këngëtarja me origjinë kosovare është në një lidhje me Dave Gardner, i cili është shoku i ngushtë me futbollistin e njohur David Beckham.



“Rita Ora dhe Dave pëlqejnë njëri-tjetrin. “Ajo u ka thënë miqve të saj se mund të dashurohet seriozisht me Dave. Çifti ka nisur të flirtojë që nga takimi i parë dhe së fundmi lidhja e tyre është bërë më shumë serioze”,-ka theksuar një shoqe e Ritës.



Çifti është fotografuar disa herë së bashku, madje edhe duke u puthur e përqafuar me njëri-tjetrin nëpër klubet e natës.



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

8/3
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e përbashkët për të mbështetur Ukrainën, Partia e Melonit nuk e nënshkruan

Deklarata e përbashkët për të mbështetur Ukrainën, Partia e Melonit nuk e nënshkruan