Pak ditë më parë këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora ka publikuar klipin e saj më të ri “Shine ya light”, të cilin e ka xhiruar në periudhën kur ndodhej në Kosovë.

Në mediat botërore ky klip është duke u komentuar si një rikthim të Ritës në origjinën e saj.

Ajo ka nisur turnuen në SHBA dhe së shpejti do të performojë në talent shown “X-Factor” në Britani.

Përveç Orës në skenën e “X-Factor” do të përformojnë edhe grupi i njohur “No doubt”, i cili është burim frymëzimi për të dhe sidomos vokalistja e këtij grupi,  Gwen Stefani.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Ora në Twitter, duke u shprehur mjaft e ngazëllyer.

(xh.k/shqiptarja.com)