Rita Ora flet për martesën e saj me regjisorin Taika Waititi: Ishim miq të mirë që u dashuruam

Rita Ora flet për martesën e saj me regjisorin Taika Waititi: Ishim miq të mirë që u dashuruam

Këngëtarja Rita Ora me bashkëshortin Taika Waititi

Këngëtarja Rita Ora ka ndarë detaje të veçanta mbi martesën e saj me regjisorin Taika Waititi. Këngëtarja 34-vjeçare, e martuar me Waititi-n që nga viti 2022, e përshkruan marrëdhënien e tyre si një miqësi të fortë që u shndërrua në dashuri.

“Taika dhe unë jemi miqtë më të mirë dhe donim ta jetonim këtë përjetësisht”, tha ajo për DailyMail. 

Rita pranoi se kishte marrë vetë iniciativën për t’i propozuar regjisorit, duke thyer traditën. Ajo tregoi gjithashtu se martesa ka qenë një hap i madh që frymëzoi albumin e saj më të fundit “You and I”, duke u shprehur: “Doja të isha një libër i hapur dhe t’u tregoja njerëzve se ku jam në jetën time.”

Çifti kurorëzoi dashurinë në një ceremoni private në Los Angeles, të cilën e konfirmuan një vit më vonë. Rita theksoi se me Taika-n ndihet e sigurt dhe e plotësuar. 

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Rama nga Kreta: Komuniteti i shqiptarëve në Greqi meriton një respekt të veçantë, për të gjithë atë që kanë hequr këto 30 vite

Rama nga Kreta: Komuniteti i shqiptarëve në Greqi meriton një respekt të veçantë, për të gjithë atë që kanë hequr këto 30 vite