Rita Ora gjobitet nga Jay Z

Rita Ora gjobitet nga Jay Z
Rita Ora ka pohuar se është gjobitur nga Jay Z në një intervistë të dhënë për revistën “NME”.

Këngëtarja ka deklaruar për mediat britanike se Jay e gjobit nëse ajo paraqitet vonë në studio.

“Arrita në studio me 10 minuta vonesë dhe mora një mesazh kritikues. Nëse unë vonohem gjobitem”, ka treguar Rita.

“Është një shembull i vogël që tregon se Jay është gjithmonë korrekt”, ka treguar më tej këngëtarja që jeton në Londër.

rita ora, jay z

Rita, që aktualisht shoqërohet me DJ Calvin Harris, e pranon që paraqitja vonë në një takim është joprofesionale dhe mund të jetë rrënimi i karierës së saj nëse nuk disiplinohet.

Por ajo e sheh Jay Z, emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter, si një shembull…

“Ai nuk të detyron të bësh diçka që ti s’do të bësh, nuk të detyron të jesh në kohë, por sjellja e tij të bën të kuptosh se në këtë mënyrë vetëm sa po i bën dëm vetes”, ka thënë Rita.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron