Rita Ora ka realizuar mbase kopertinën më të guximshme, duke ekspozuar totalisht gjoksin për revistën "Lui". Fotoja e kopertinës është shkrepur nga fotografi Terry Richardson, një emër ky jo pak i njohur sa i takon fotove kontraversale.

"Liri. Të jem vetvetja pa kërkuar leje", kështu e ka titulluar Rita foton e postuar në Instagram, ku shfaqet duke hequr këmishën për të ekspozuar më pas të gjitha asetet e saj, që e gjithë bota t'i shohë dhe admirojë.

Me grimin tashmë identifikues, buzët e kuqe dhe penelin e zi, flokët bjond që derdhen rrëmujshëm mbi supe dhe sjelljen prej rebeleje, këngëtarja edhe një herë do të 'thyejë internetin' me pozat provokuese.
rita ora
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)